LAJMI I FUNDIT:

Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme vapë, të enjten temperaturat deri në 36 gradë

Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme vapë, të enjten temperaturat deri në 36 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius.


IHK njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare drejtimesh të ndryshme.

Ndërkaq, për të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vapë. Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa maksimalet për 2-3 gradë parashihen të kenë ulje.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

IHK bën thirrje për kujdes gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta. /Telegrafi/