LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy fëmijë infektohen me coronavirus në çerdhen e Strumicës

Edhe dy fëmijë infektohen me coronavirus në çerdhen e Strumicës

Edhe dy fëmijë janë pozitivë për Covid-19 në çerdhen qendror të Strumicës, informon “Telma”. Këta janë fëmijë nga i njëjti grup që janë në izolim pas rastit të parë të konfirmuar dy ditë më parë.

Tani për tani, nuk mund të konfirmohet se kjo është një lidhje me rastin e parë të Covid-19 në grup, sepse njëri nga fëmijët që janë regjistruar sot si pozitivë nuk e ka takuar fare fëmijën e parë pozitiv, ndërsa tjetri ka qenë në kontakt vetëm një ditë. Nuk përjashtohet mundësia e transmetimit të virusit nga njerëzit e tjerë te familjeve që mund të jenë bartës të virusit por nuk kanë asnjë simptomë.

Rasti i parë në çerdhen e Strumicës u regjistrua dy ditë më parë, ndërsa fëmija ishte në çerdhe vetëm tre ditë nga hapja më 9 shtator, deri në fundjavë. Fëmija mori virusin nga një anëtar i familjes./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori