Edhe Catherine Ashton dhe Komisioni Evropian janë fajtorë për korrupsionin në Kosovë!
Duke i lexuar këto raportet e fundit për korrupsionin në Kosovë, të hartuara nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, më bie ndërmend një debat që u organizua, në nëntor të vitit 2006, nga disa OJQ kosovare lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2006. Ai raport ishte pothuajse identik me raportin e sivjetmë. Fillonte me fjalinë tashmë të zakontë, “Nga viti 2002 Komisioni Evropian rregullisht i raporton Këshillit dhe Parlamentit të UE-së për progresin në shtetet e Ballkanit Perëndimor”.
Në faqen 11 të saj shkruante se “korrupsioni në Kosovë është i shtrirë gjerësisht në të gjitha fushat”, duke e potencuar ekonominë dhe procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike. Në atë debat unë pata kërkuar përgjegjësi nga sekretari i përgjithshëm i UE-së, Havier Solana. Ajo kërkesë i pati tërbuar disa përfaqësues të OJQ-ve, të cilat financoheshin nga institucionet e UE-së. Pastë Zoti mëshirë mbi ta, me gjithë fuqinë e tyre që e kishin i dolën krahë z. Solana duke më akuzuar mua për arrogancën time. Bile edhe pasi përfundoi debati, në korridor filluan të më akuzonin për radikalizëm dhe antiperëndim?!
E tërë atë që e thash ishte se “ekonomia e Kosovës që nga paslufta planifikohet dhe udhëhiqet nga Shtylla e IV e UNMIK-ut, e cila quhet Misioni i Unionit Evropian në Kosovë, apo shkurt EUMIK. Rrjedhimisht edhe AKM është nën përgjegjësinë e UE-së. Pra, privatizimi (ku ka aq shumë korrupsion) dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike (ku ka po ashtu shumë korrupsion) udhëhiqet edhe nga aspekti strategjik (vendimmarrjet politike), por edhe në aspektin ekzekutivo-operacional nga Brukseli. Dhe, nëse ka aq shumë korrupsion, siç po shkruan ne Raportin e Progresit, atëherë sa veta Brukseli i burgosi deri më tani dhe çfarë aksionesh ka ndërmarrë për ta luftuar korrupsionin”.
Sidomos pas shkurtit të vitit 2008, mua ky mendim më është betonuar dhe asnjëherë nuk kam përtuar për ta shfaqur në publik qoftë sa isha deputet, por edhe së fundi para disa jave në një artikull në “Zëri”. Sepse dy institucionet më të larta në Kosovë si Përfaqësuesi Special i Unionit Evropian në Kosovë (PCN) dhe EULEX janë nën autoritetin direk të Përfaqësueses së Lartë të Unionit Evropian për Politika të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Ashton.
Sa i përket EULEX dihet se më 14 dhjetor 2007, Këshilli Evropian aprovoi kërkesën e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (kërkesë që dilte nga dokumenti i Ahtisarit) që ta dërgojë një mision për ta mbikëqyrur sundimin e ligjit në Kosovë, aprovim të cilin Këshilli i Unionit Evropian e vulosi më 4 shkurt 2008, të ashtuquajturën Joint Action (Council Joint Action 2008/124/CFSP).
Sa për hir të argumentit të cekët se Join Action është instrument legal sipas Kapitullit IV të Traktatit të Mastritit që nënkupton “aksionet e koordinuara nga shtetet anëtare, sipas së cilës të gjitha llojet e resurseve (njerëzore, dijes, financiare, pajisjeve dhe mjeteve të punës etj.) do të mobilizohen për të arritur objektiven e caktuar nga Këshilli i UE-së, në bazë të udhëzimeve të përgjithshme nga Këshilli Evropian”. Thënë ndryshe, në këtë mbledhje u vendos përfundimisht për EULEX-in dhe u hartua statuti i tij d.m.th. kompetencat dhe obligimet e EULEX-it.
Sekëndejmi, nëse e lexojmë nenin 6.1 do të shohim se “EULEX është mision i pandarë i Sigurimit Evropian dhe Politikës Mbrojtëse (ESDP)”. SEPM (apo në anglishte ESDP) tashti njihet me Sigurimi i Përbashkët dhe Politika Mbrojtëse e UE-së (CSDP), dihet mirëfilli se ky institucion (pra CSDP) është element kryesor i Politikave të Përbashkëta për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP).
Thënë shkurt është nën ombrellën e Përfaqësueses së Lartë të Unionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, (ose ndryshe Ministrisë për Punë të Jashtme të UE-së), baroneshës Ashton. Të ecim tutje, neni 11.3 thotë se “Komandanti Civil Operacional (tani është Hansjörg Haber i emëruar nga Ashton më 28 mars 2011) do të jetë komandant i EULEX-it për Kosovë, në nivelin strategjik dhe si i tillë ai do të japë (do të nxjerrë – urdhërojë) kryesuesit (shefit) të misionit (EULEX plotësim i imi) dhe do ta furnizojë me mbështetje teknike dhe këshilla”. Thënë ndryshe komandanti civil operacional (pra Hansjörg Haber) është shefi i shefit të EULEX-it (pra Xavier de Marnhac-ut) .
Dhe neni 11.4 thotë: “Komandanti Civil Operues do të raportojë në Këshillin e UE-së nëpërmes Përfaqësueses së Lartë, (baroneshës Ashton). Me rëndësi po ashtu është të ceket se neni 18.1 rregullon kompetencat për publikimin e informatave të klasifikuara, i cili thotë se “përfaqësuesja e lartë (baronesha Ashton) është e autorizuar për t’i dhënë (publikuar-furnizuar) OKB, NATO/KFOR apo ndonjë trupi (grupi) të tretë informatat dhe dokumentet e klasifikuara të gjeneruara (mbledhura) për qëllime të EULEX-it.
Pra shefi i shefit të shefit të EULEX-it është baronesha Ashton, e cila është njëherësh edhe zv/presidente e Komisionit Evropian (pra Qeverisë së UE-së), institucionit i cili e përpilon Raportin e Progresit nga viti 2002, ku (të cekët edhe njëherë) thuhet se “ka korrupsion, krimi i organizuar involvohet në tenderët publikë, administrata publike është e politizuar, ka mungesë të lirisë në media etj.
Nga ana tjetër, dihet mirëfilli se Përfaqësuesit Special të Unionit Evropian (për momentin janë tetë, por në Kosovë ka kompetenca të veçanta) janë instrument i Politikave të Përbashkëta për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP) që d.m.th., në domenin e përfaqësueses së lartë, baroneshës Ashton. Mënyra e zgjedhjes së përfaqësuesit special është e njëjtë sikurse edhe zgjedhjet e posteve tjera ekzekutive të rëndësishme, ku Këshilli i UE-së e zgjedh në bazë të propozimit të përfaqësueses së lartë. Kështu u zgjodh Faith-i edhe Gnetilini.
Kuriozët mund ta lexojnë, bie fjala, letrën falënderuese të baroneshës Ashton, të cilën ja dërgon Këshillit të UE-së, më 6 maj 2011, lidhur me emërimin e Fernando Gentilinit, (shih ref: A 176/11), ku mes tjerash baronesha Ashton thotë se “jam shumë e kënaqur që Këshilli, në bazë të rekomandimit tim, vendosi që Fernando Gentilinin ta emërojë përfaqësues special”. Këtë letër baronesha e përfundon duke ju “falënderuar Faith-it për punën e mrekullueshme dhe të dedikuar që e bëri gjatë mandatit të tij”.
Hiç më i vogël nuk është roli i UE-së (dhe rrjedhimisht edhe përfaqësueses së lartë) në Grupin Drejtues Ndërkombëtar për emërimin e përfaqësuesit civil ndërkombëtar dhe logjikisht edhe autoriteti i UE-së në punën e PCN.
Me një fjalë përfaqësuesja e lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri, baronesha Ashton (ndryshe ministre e Punëve të Jashtme) që është edhe zv/presidente e Komisionit Evropian është shefe e të gjithë shefave që veprojnë në Kosovë, prandaj ajo së bashku me Komisionin Evropian (apo Qeverinë e UE-së) janë në mënyrë direke përgjegjës pse në Kosovë korrupsioni është i lartë, pse pati vjedhje industriale të votave, pse nuk kemi media të lira, pse krimi i organizuar është kaq shumë prezent në jetën publike dhe për të gjitha të zezat që Raporti i Progresit në një mënyrë apo tjetër i cek.
Pra, Feith, Gentilini dhe Kermabon – Marnhac me gjithë ato kompetenca që i kanë, është dashur së pari të përgjigjen para Komisionit Evropian pse është kjo situatë në Kosovë dhe pse ata nuk kanë bërë atë që i obligon përshkrimi i punës së tyre! Të gjitha aktivitet antiligjore Faith kishte dhe ka autoritetin t’i anulojë, qofshin edhe zgjedhjet e fundit ku pati vjedhje industriale. Gjersa EULEX mund të burgosë cilindo kosovar qe e ka shkelur ligjin, e pasi që emisarët (stafi) e baroneshës Ashton dhe Komisionit Evropian nuk i kryen punët e tyre, atëherë, logjikisht, përgjegjësia i bie vetë baroneshës Ashton dhe Komisionit Evropian. Prandaj, të gjitha organizatat vendore apo ato ndërkombëtare të cilat hartojnë raporte për korrupsionin në Kosovë, duhet të kërkojnë përgjegjësi edhe nga Brukseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje