LAJMI I FUNDIT:

Edhe Ardian Bujupi viziton të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Edhe Ardian Bujupi viziton të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Ardian Bujupi (Foto: Telegrafi)

Disa ditë më parë, këngëtari i njohur Ardian Bujupi me një video të publikuar në Instagram, ka shprehur keqardhjen e tij për fatkeqësinë natyrore dhe kërkoi falje që nuk mund të jetë prezent që të japë kontributin afër njerëzve në nevojë si shkak i angazhimit të tij në turne.

Megjithatë, duket se ai prapë gjeti kohën dhe shkoi në Shqipëri ku edhe vizitoi disa familje dhe shtëpi të prekura nga tërmeti që la 51 persona të vdekur e qindra të tjerë të lënduar.

Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve të publikuara në rrjetet sociale, ku tregon gjendjen e mjerueshme pas tragjedisë në Shqipëri.


Në ndërkohë, për tërmetin e fundit tashmë janë solidarizuar thuajse të gjithë artistët e estradës, me grumbullimin e fondeve të ndryshme, duke vizituar të mbijetuarit e po ashtu ka prej tyre që morën iniciativë për të ndërtuar edhe shtëpi.

Kur jemi tek shtëpitë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, erdhi enkas në shtetin amë për t’i takuar nga afër njerëzit, ndërsa zgjodhi dy familje shqiptare për t’iu rindërtuar shtëpitë.

Planet për ta vizituar Kosovën dhe gatishmëria për t'i mbështetur shqiptarët, Bebe Rexha: Kam lindur në New York, por zemra ime pompon gjak shqiptari
Lexo po ashtu Planet për ta vizituar Kosovën dhe gatishmëria për t'i mbështetur shqiptarët, Bebe Rexha: Kam lindur në New York, por zemra ime pompon gjak shqiptari

Ajo premtoi se në të ardhmen do dëshironte të vinte edhe në Kosovë dhe në vendet e tjera shqiptare, por jo sikurse tani.

Bebe Rexha (Foto: Telegrafi)

Nga ana tjetër, Ardiani ka filluar turneun e koncerteve me qëllim të promovimit të albumit të ri të titulluar “Rahat”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Magazina
Kalo në kategori