LAJMI I FUNDIT:

Edhe 20 të arrestuar për planifikim të puçit në Turqi

Edhe 20 të arrestuar për planifikim të puçit në Turqi

Policia turke ka arrestuar sot 20 njerëz në kuadër të hetimit mbi planifikimin e supozuar të puçit shtetëror, ka njoftuar agjencia turke e lajmeve Anadollia.

Janë kryer disa aksione të njëkohshme policore në pesë krahina turke nga Stambolli, në perëndim, deri tek Elazigu, në lindje të Turqisë, e vetëm në krahinën qendrore Konya janë arrestuar 12 persona.

Arrestimet ishin pjesë e aksionit kundër organizatës ultra-nacionaliste në hije Ergenekon.