LAJMI I FUNDIT:

Edhe 14 kapsula me kokainë nga trupi i trajnerit

Edhe 14 kapsula me kokainë nga trupi i trajnerit

Një ditë pas arrestimit të Arjan Korçës, ish-volejbollist i kombëtares, aktualisht trajner moshash në Rumani, Policia ka njoftuar për kapsula të tjera me kokainë, të gëlltitura nga i arrestuari.

Deri të premten vonë, policia kishte administruar së paku 30 kapsula disa gramësh të mbushura me kokainë, të cilat kishin madhësinë e një gishti dore.

Ndërkaq, gjatë natës policia ka administruar edhe 14 kapsula të tjera me kokainë që gjithashtu kishin të njëjtën madhësi. Kapsulat janë nxjerrë pas ndërhyrjes së kryer prej mjekëve, gjatë ditës së premte në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Hetuesit e policisë dhe mjekët besojnë se Korça ka ende kapsula të tjera në bark, apo në zorrë të cilat ende nuk kanë dalë. Disa nga kapsulat e nxjerra, kanë qenë të çara ose thuajse të dëmtuara.


I arrestuari ka pretenduar se nuk kishte dijeni se ç’kishte në bark dhe se si ia kishin futur ato aty.

Ndryshe, në Perëndim një metodë e tillë e trafikimit të narkotikëve nëpërmjet përtypjes sipas burimeve të policisë është mjaft e përhapur dhe e përdorur në rrjetet e trafikut, ka njoftuar gazeta shqiptare “Shekulli”.

Korça, 44 vjeç, i cili ndodhet tashmë i arrestuar në flagrancë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndodhet i shtruar në spitalin civil në Tiranë, ndërsa mjekët kanë kërkuar ta transferojnë në ambientet e spitalit të burgut.

Të premten, Policia e Tiranës doli me një deklaratë për shtyp, ku njoftoi se kishte gjetur në trupin e Korçës 290 gramë kokainë. I arrestuari ishte kthyer dy javë më parë nga Argjentina, nga ku besohet se kishte marrë përsipër të transportonte kokainën në një mënyrë krejtësisht origjinale, duke e përtypur atë.

Pas mbërritjes në Shqipëri ai nuk mundi të nxirrte mallin, ndërsa u detyrua të shkonte në spital ku edhe u arrestua më pas nga policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori