LAJMI I FUNDIT:

Ecën mbi litar në lartësi 1.746 metra

Ecën mbi litar në lartësi 1.746 metra

Austriaku Heinz Zak nga Scharnitz argëtohet duke ecur mbi litar. Së fundi këtë argëtim e ka sprovuar edhe në Alpet gjermane.

Ajo që e ndante atë nga vdekja, ishte një lëvizje e gabuar dhe gjerësia 2.5 cm e litarit nga poliesteri.

Në një lartësi prej 1.746 metrash, Zak ka ecur nëpër litar, në Zugspitz, majën më të lartë në Gjermani.

Dhe jo vetëm një herë, por plot tri herë Heinz ka ecur nëpër litarin e gjatë 20 metra, në afërsi të Zugspitzit, ndërsa një herë edhe pa rrip të sigurisë.


Ai ka bërë të ditur se për 8 vjet me radhë kishte kërkuar një vend ideal për aventurën e tij – dhe në fund kishte vendosur për Alpet gjermane.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë as për adrenalinë e as për famë, por thjesht këtë aventurë e ka realizuar për shkak të “qetësisë shpirtërore”. /Telegrafi/