LAJMI I FUNDIT:

E qetë dhe gjysmë e zbrazët selia qendrore e OBRM-PDUKM-së

E qetë dhe gjysmë e zbrazët selia qendrore e OBRM-PDUKM-së

Në selinë e OBRM-PDUKM-së, në të cilën edhe përpunohen të dhënat rreth zgjedhjeve presidenciale, për dallim nga rrethi i parë, sot është më qetë dhe është gjysmë e zbrazët.

Në qendrën për konferenca të selisë së kësaj partie janë dhjetëra gazetarë, të cilët raportojnë për rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar shteti, ndërsa nuk vërehen prani e madhe e anëtarëve të partisë opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raundin e parë pas rezultateve të para në selinë e OBRM-PDUKM-së kishte muzikë patriotike, ndërsa anëtarët e Unionit të Rinisë të kësaj partie janë fotografuar para selisë dhe këndonin këngë.


Ndërsa në selinë e LSDM-së, e cila ndodhet pak më larg “Pallatit të bardhë”, vërehet më shumë lëvizje dhe prani më e madhe e anëtarëve të organizimit komunal të partisë në pushtet.

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, në konferencën e parë pas përfundimit të procesit zgjedhor, akuzoi pushtetin për keqpërdorim të policisë dhe tha se ka pasur blerje votash./Telegrafi/

Foto: Arkiv