LAJMI I FUNDIT:

E pandalshme Peja

E pandalshme Peja

Peja ka treguar fuqinë e vet duke shënuar fitoren e parë në Ligën Ballkanike ndaj skuadrës rumune, SCM Craiova, me rezultat 80:65.

Peja kishte përkrahjen e tifozëve në palestrën Karagaçi për të thyer akullin në Ligën Ballkanike.

Peja e dëshmoi se nuk ishte fajtor kualiteti, por fati në ndeshjet e kaluara, teksa Craiova ishte kundërshtar ekstrem i dobët për kampionin e Kosovës.

Kjo u demonstrua qysh pas pjesës së parë kur u krijua një epërsi prej 13 pikësh.


Në pjesën e dytë Peja e vazhdoi dominimin e lartë duke e thelluar vazhdimisht epërsinë derisa në fund e fitoi takimin me 15 pikë epërsi.

Kjo është fitorja e parë e Pejës në Ligën Ballkanike dhe kjo shënon një fillim të ri për pejanët, që janë në fund të tabelës së kësaj lige.

Ndeshjen e radhës Peja e zhvillon ndaj Tivatit më 11 dhjetor në Karagaç, teksa Craiova qëndron në Kosovë, pasi të enjtën përballet me Sigal Prishtinën. /Telegrafi/