LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme, bie nga anija turistike dhe mbijeton 2 ditë në det

E pabesueshme, bie nga anija turistike dhe mbijeton 2 ditë në det

Mund të quhet mrekulli, fatkeqësia e një 32 vjeçareje kineze nga Shanghai e cila thuhet se ka mbijetuar  për më shumë se 1 ditë e gjysmë, saktësisht 38 orë në det para se të shpëtohej nga një anije peshkimi.

Sipas mjekëve që e kanë vizituar, gruaja ka mundur që të flejë disa orë në det të hapur.

Historia e të mbijetuarës fatlume është rrëfyer nga gazeta zyrtare China Daily e cila ka bërë publike vetëm mbiemrin e 32 vjeçares, wang.


Ajo thuhet se ishte në anije bashkë me prindërit, të cilët vunë re mungesën e saj mbrëmjen e së mërkurës pasi ajo kishte thënë se po bënte një shëtitje në kuvertë.

Pas denoncimit të prindërve , rreth 100 vullnetarë nisën kërkimin e saj në anije por pasi nuk gjetën asnjë gjurmë të 32 vjeçares menduan se ajo mund të kishte rënë në det, duke e marrë kështu për të vdekur.

Por surpriza vjen dy ditë më vonë, kur babai i 32 vjeçares merr një telefonatë nga e cila sigurohet se vajza ishte gjallë, transmeton syri.

“Vetëm kur dëgjova zërin e vajzës besova se ajo ishte gjallë, është një mrekulli,” ka thënë babai për të përditshmen kineze “The Paper”.

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori