Beppe Severgnini
Librat nuk i zgjedhim: na zgjedhin ata. Janë bij të kohës së tyre, e ndonjëherë e pagëzojnë: atë që natyra e pengon dhe feja e ndalon në industrinë e librit është e mundur. Lindin, çirren, bëhen të njohur, na përkëdhelin, na befasojnë; ndonjëherë organizojnë festa papritmas.
Besoj se ka ndodhur kjo me librat që gjej përpara. Në rendin e shfaqjes (mbi tavolinën time, jo në librari): Jean-Francois Revel, “Si mbarojnë demokracitë”; Francis Fukuyama, “Liberalizmi dhe kundërshtarët e tij”; Milan Kundera, “Një perëndim i burgosur”; Aldo Schiavone, “Perëndimi dhe lindja e një qytetërimi planetar”; Carlo Calenda, “Liria që nuk liron”; Chiara Giaccardi dhe Mauro Magatti: “Mbishoqëria”. Ky i fundit ka një nëntitull të mprehtë: “Ka ende kuptim të vihet bast mbi lirinë?”. Përgjigja është: po, duke ditur se basti është bërë i detyruar. Deri pak vite më parë, regjimet e mohonin tiranizimin e qytetarëve (më falni, të nënshtetasve). Sot janë krenarë: përndjekës serialë të pakicave, mendjemëdhenj fanatikë, autokratë të korruptuar e të pasuruar duke valëvitur me krenari ndryshueshmërinë e tyre mizore tallen me demokracitë tona.
Lexoni se çfarë ka thënë Vladimir Putin në Shën Petersburg të premten. I vendosur në një kornizë me një brerore të artë, si një i shenjt në një ikonë, shpjegoi se modeli perëndimor ka mbaruar. “Elitat janë pre e kllapisë. Kacavirren në hijet e së shkuarës dhe nuk pranojnë të njohin realitetet e reja. Por, gabohen nëse besojnë që gjithçka mund të kthehet në normalitet duke shmangur rrëmujat. Asgjë nuk do të jetë më si më parë”.
Nuk do të vlente t’i përmendnim se qeveritarët perëndimorë shkojnë e vijnë, ndërsa ai është i lidhur në komandë dhe prej njëzetedy vjetësh e jeton si një Krez. Meqë ra fjala: a e dini kush ishte Krezi? Mbreti i fundit i Lidisë (shekulli i katërt p.e.s.), një burrë shumë i pasur e i fuqishëm. Tregon Herodoti se kur Soloni shkoi ta takojë, mbreti i kërkoi të vërtetonte se ai, Krezi, ishte më i lumturi ndër të gjithë njerëzit. Soloni u mendua dhe i u përgjigj: “Për të gjitha gjërat duhet të pritet të shihet si do të përfundojnë”. Krezi u nevrikos. Pak kohë më mbrapa u thye dhe u shkarkua.
Çfarë thoni?
A do të ketë lexuar Vladimir Vladimiroviq Putini “Historitë” e Herodotit? /Burimi: “Corriere della Sera”/Përktheu: Eugjen Merlika/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës