LAJMI I FUNDIT:

E diela e garave në Prizren

E diela e garave në Prizren

Këtë të diele mbahet gara e pestë automobilistike në disiplinën ‘Sllallom’ në qytetin e Prizrenit.

Gara Sllallom do të organizohet nga Auto Klubi “Drini” nga Prizreni në bashkëpunim me FASK-EUROGOMA e cila tashmë e sa vite është shndërruar në një organizim tradicional e që tërheq interesimin e shumë simpatizuesve të këtij sporti.

Për dallim nga organizimet e kaluara kur të drejtë të pjesëmarrjes kanë pasur edhe vetura “civile-tunning”, këtë vit pjesëmarrës do jenë vetëm veturat e destinuara për gara, për shkak të futjes së kësaj disipline në kuadër të kalendarit dhe poentimit të saj.

Në këtë garë do të përformojnë garuesit e rregullt të kampionatit të Kosovës dhe të Shqipërisë.


Organizimi është paraparë të fillojë në orën 10:00 kur edhe fillon kontrollimi teknik dhe mbyllja e shtegut, ndërsa gara pritet të fillojë në ora 12:00 në rrugën “Tranziti i ri” (Hotel Pishina T&A).

Ftohen të gjithë simpatizuesit dhe të interesuarit për të shikuar dhe madhëruar këtë garë në qytetin e bukur të Prizrenit. /Telegrafi/