LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Fushë Kosovës, të mërkurën

E ardhmja e Fushë Kosovës, të mërkurën

Kryesia e klubit të Fushë Kosovës bashkë me trajnerin Zylkifli Obërtinca, mund të largohen nga klubi të mërkurën.

Kjo sepse këtë ditë ata do të takohen me zyrtarët e Kuvendit të Komunës së Fushë Kosovës, për të vendosur nëse do të vazhdojnë apo do të ndalen.

Këtë e konfirmoi trajneri Obërtinca për Arena. “Të mërkurën do të kemi një takim me zyrtarët e komunës dhe do të diskutojmë për shumë gjëra. Nëse nuk gjejmë përkrahje, unë dhe kryesia e klubit do të tërhiqemi”, deklaroi ai, për Arenën.

Ndryshe, skuadra debutuese e këtij edicioni nuk po arrin assesi që të këndellet në elitë, duke u renditur në vendin e fundit në tabelë me vetëm gjasthë pikë të tubuara nga nëntë ndeshje. /Tribuna/Telegrafi/