LAJMI I FUNDIT:

Dyshja “e frikshme”! Katërvjeçarja shkaktoi kaos duke hedhur bojë nëpër kuzhinë dhe mbi vëllain e saj të vogël, ndërsa mamaja e tyre u largua për një moment

Dyshja “e frikshme”! Katërvjeçarja shkaktoi kaos duke hedhur bojë nëpër kuzhinë dhe mbi vëllain e saj të vogël, ndërsa mamaja e tyre u largua për një moment

Dy fëmijë të vegjël u kapën në flagrancë pasi shkaktuan një “cunami me bojë” – duke mbuluar të gjithë kuzhinën dhe duke u zhytur kokë e këmbë në bojë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hayley Kidd, 27 vjeçe, nga Knaresborough, North Yorkshire – Angli, ishte duke bërë rinovimin e kuzhinës të hënën, ndërsa fëmijët e saj Bonnie, katër vjeçe dhe Harry, një, luanin jashtë në kopsht.


Ajo u ngjit lart për të përdorur tualetin ndërsa fëmijët ishin të zënë, por kur u kthye më pak se pesë minuta më vonë, gjeti atë çfarë as që do t’i shkonte ndër mend ndonjëherë.

Ajo gjeti dy vogëlushët që kishin lyer veten dhe të gjithë kuzhinën, duke përfshirë dyshemenë, dollapët dhe sipërfaqet.

Një gjë e tillë vlerësohet t’i ketë kushtuar Hayley-t të paktën 500 funte (rreth 600 euro), sepse ajo thotë se duhet të zëvendësojë furrën, ventiluesin, mikrovalën dhe madje edhe prizat.

Hayley tha: “Kjo është ndoshta dita më e keqe e jetës sime, por ishte qesharake dhe tani ka ndodhur”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vajza e vogël “çmendet” pas pulave dhe këndon për to

Vajza e vogël “çmendet” pas pulave dhe këndon për to

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Çifti amerikan fiton për herë të dytë çmimin e madh të lotarisë

Çifti amerikan fiton për herë të dytë çmimin e madh të lotarisë

Fun
Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Fun
Kalo në kategori