LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet pa kampionin që dridhi ringjet botërore

Dy vjet pa kampionin që dridhi ringjet botërore

Sot bëhen dy vjet kur nga jeta është ndarë kampioni i botës në kik-box, Besim Kabashi.

Ish-sportisti që kishte ‘dridhur’ ringjet e mëdha botëror duke preku majat e kik-boksit, dy vjet më parë ka ndërruar jetë në Gjermani.

Ish-kampioni i botës i lindur në Gurakoc të Istogut, më 27 shkurt të vitit 1976, njihej për sukseset e tij të mëdha në kik-boks duke krijuar një karrierë të shkëlqyeshme në Gjermani.

Kabashi në dy vitet e fundit të jetës së tij ishte i pa konkurrencë në kategorinë +95 kg, duke fituar dy tituj të njëpasnjëshëm të botës, si dhe fitues i disa turne të mëdha botërore.


Vdekja e tij e la pa e zhvilluar, ndoshta, meçin më të rëndësishëm në karrierë kundër Mighty Mo, të paraparë me 16 dhjetor të viti 2011.

Sukseset e Kabashit si në rrafshin ndërkombëtare dhe atë ndërkombëtare janë vlerësuar lartë nga njohës të sporteve luftarake.

Kabashi mbetet një nga sportistët që i ka sjell mjaft sukses vendit tonë duke e prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme Kosovën në arenën ndërkombëtare. /KP/Telegrafi/