Pas shumë takimeve e përpjekjeve të vazhdueshme që zgjatën me muaj të tërë, Kosova dhe Serbia më 25 gusht të vitit 2015, arritën t’i qesin në letër katër marrëveshje. Nënshkrimin e tyre e bënë krerët me të lartë shtetëror nga të dy palët.
Këto marrëveshje kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe, telekomin, energjinë dhe “Parkun e Paqes” në Mitrovicë. Pasi nënshkruan marrëveshjet, pjesëmarrësit e këtyre takimeve dolën edhe më deklarata. Të gjithë shpallën fitues vetën dhe shtetin që përfaqësuan.
Kryeministri Isa Mustafa pas përfundimet të nënshkrimi të marrëveshjeve kishte deklaruar për mediat në Bruksel se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, derisa marrëveshjet i ka quajtur në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Është marrëveshja lidhur me parimet themelore për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshja lidhur me implementimin e marrëveshjes për energji, marrëveshja për kodin telefonik dhe marrëveshja për lirimin e urës mbi Ibër, përkatësisht me rikonstrumin e saj dhe lëshimin e kësaj ure. Ne e konsiderojmë një sukses shumë të madh të arritur me këto marrëveshje, sukses në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun. Konsiderojmë se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, kishte thënë Mustafa.
Një deklaratë thuajse të ngjashme por në favor të shtetit të vet e ka dhënë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen për komunat serbe, energjinë, telekomunikacionin dhe urën mbi Lumin Ibër. I quajti marrëveshje të mira dhe me kompetenca të gjera.
“Sonte u arrit marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Asociacioni do të ketë kompetenca të gjera. Ai do ta ketë president, zëvendëspresident, mbledhje të përgjithshme, flamur.. Ata do të mund të financohen nga Serbia dhe është shkruar qartë se Serbia ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë se ekipi serb ka bërë një punë të shkëlqyer dhe se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen.
Një deklaratë goxha të fuqishme e ka dhënë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. Ai madje deklaroi se me nënshkrimin e marrëveshjeve Serbia njohu Kosovën.
“Serbia e ka njohur realisht Kosovë. Në të gjitha dokumentet e nënshkruar është përdorur termi “Republika e Kosovës”, kjo edhe tregon se ata e kanë pranuar vendin tonë si shtet”, ka thënë Thaçi.
Kurse, si një kundërdeklaratë ndaj Thaçit erdhi ajo e Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. Ai nuk hezito të shpall bindshëm fituese Serbinë. Bile këtë fitore siç e tha ai e bënë më rezultat prej 5 me 0, kundrejt Kosovës.
“Nëse flasim me terma sportiv, mund të themi se Serbia fitoi 5 me 0 kundër Kosovës. Asociacioni i Komunave serbe do të ketë presidentin, asamblenë, lidhje direket institucionale me Serbinë dhe fuqi në shumë aspekte tjera”, ka thënë ai.
Edhe BE shpall veten fituese.
Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, në njoftimin e saj për arritjen e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se kjo është një “pikë referimi për raportet mes të dyja vendeve”. Ajo tregoi se Bashkimi Evropian do të mbështesë implementimin e të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Zgjidhjet si këto që ndodhën sot, sjellin përfitime konkrete për të dy popujt dhe në të njëjtën kohë mundësojnë avancimin e të dyja palëve në rrugën evropiane”, thuhej në njoftimin e Mogherinit. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?