LAJMI I FUNDIT:

Dy të dënuar për krim të organizuar dhe trafikim të drogës

Dy të dënuar për krim të organizuar dhe trafikim të drogës

Një trup gjykues i përzier me gjykatës të EULEX-it dhe atyre kosovarë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, të hënën e kanë shpallur Xhemë Thaqin fajtor për krim të organizuar dhe trafikim të drogës dhe e dënuan me 15 vite burgim dhe 200.000 euro gjobë- thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX-i.

Gjykata e shpalli Abdyl Kukajn fajtor për krim të organizuar dhe e dënoi me tetë vite burgim, ndërkohë që gjatë bastisjes së vendbanimit të Kukajt dhe arrestimit të tij, Policia e Kosovës i ka konfiskuar 13.000 euro para të gatshme. Gjykata e ka shfrytëzuar legjislacionin aktual për konfiskimin e pasurisë dhe ka urdhëruar konfiskimin e parave të gjetura.

Në komunikatë thuhet se Gjykata vërtetoi se në vitin 2009, Xhemë Thaqi dhe Abdyl Kukaj kanë marrë pjesë në një grup të organizuar për trafikimin e drogës. Xhemë Thaqi i ka organizuar aktivitetet e grupit duke e bashkërenduar transportimin dhe financimin e drogës. Në një rast ai e ka organizuar blerjen e 109 kilogramëve kanabis dhe e ka trafikuar drogën prej Shqipërisë në Kosovë me qëllim të shitjes gjetiu në Evropë. Në mesin e aktiviteteve tjera, Abdyl Kukaj i ka caktuar korrierët për transportimin e drogës.

Ndërkohë, gjatë këtij gjykimi, Gëzim Iseberi është liruar nga të gjitha akuzat. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Politikë
Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull

Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull

Lajme
Kalo në kategori