LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se dogjën një veturë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se dogjën një veturë
Foto: Arkiv

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohen për veprën penale zjarrvënie.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se të arrestuarit janë një 61-vjeçar dhe një tjetër person i moshës 25-vjeçare.

Ata dyshohen se më 3 gusht kishin djegur një veturë e tipit “Audi” në rrugën “Asllan Pireva”, në Prishtinë.


“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve; S. Sh. 61 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe B. K. 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas arrestimit, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori