LAJMI I FUNDIT:

Dy kushërinjtë detyrohen t’i hapin varrin vetes, pastaj qëllohen për vdekje me armë (Video,+18)

Dy kushërinjtë detyrohen t’i hapin varrin vetes, pastaj qëllohen për vdekje me armë (Video,+18)

Ky është momenti i hidhur kur një adoleshent dhe kushëriri i tij janë të detyruar të gërmojnë varrin e tyre para se të ekzekutohen nga një bandë droge në Brazil.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Wagner da Rosa, 17 vjeç dhe kushëririn e tij 22-vjeçar Victor, të cilët u kapën nga një bandë rivale dhe u çuan në një zonë pyjore pranë Porto Alegre.

Siç thuhet më tej, çifti u urdhërua më pas për të gërmuar varrin e tyre, ndërsa u mbajtën me armë nga të paktën katër burra, të cilët filmuan ekzekutimin në telefonat e tyre.


Kushërinjtë thuhet se kanë qenë anëtarë të një bande rivale, por nuk kanë pasur ndonjë dënim penal, kanë thënë policia.

Njëri prej tyre, që besohet të jetë Victor, mund të shihet duke pirë një cigare, ndërsa ai me qetësi ia nënshtron veten fatit, pasi një njeri qëndron pranë gropës, duke mbajtur një armë dhe një pushkë.

Të dy të rinjtë pastaj thuhet janë qëlluar në mënyrë të përsëritur me pushkë. Ndërsa trupat e tyre bien në tokë, ata janë lagur me benzinë dhe janë djegur.

E policia ka thënë se po heton vrasjen e tmerrshme në rrethin Gravatai të qytetit. /Telegrafi/