Profesori i Shkencave të Mjedisit, Sami Makolli, ka vlerësuar se cilësia e ajrit në vendin tonë momentalisht është e mirë, pas raportimeve se edhe këtë vit pluhuri saharian ka zbritur në vendin tonë.
Makolli thotë se ky pluhur do të mbetet mbi rajon edhe ditëve të ardhshme, megjithëse jo me këto përqendrime të larta sepse në dy ditët e ardhshme priten të reshura të shiut.
“Tani ajri është i pranueshëm dhe nuk është i rrezikshëm për qytetarët e vendit, me përjashtim të një numri të vogël të qytetarëve të cilët janë të ndjeshëm, e të cilat kanë probleme alergjinë, probleme me frymëmarrje dhe kjo mund t’i shkaktojë një irritim kanaleve të frymëmarrjes dhe skuqje të syve. Këto nuk janë grimca toksike të ndezjes sidomos gjatë kohës së dimrit apo të tilla që janë toksike dhe që japin efekte afatgjate në shëndetin e njeriut. Kjo jep vetëm efekte të shkurtra si skuqje të syve”, tha Makolli, për Ekonomia Online.
Sipas tij, vala e fundit e të nxehtit afrikan solli me vete grimcat e pluhurit afrikan prej shkretëtirës së Saharës të cilat e shkaktojnë nivelin e ndotjes.
“Kjo vala e fundit e të nxehtit që erdhi, ne e njohim si i nxehti afrikan, ku me vete solli erërat dhe grimcat e pluhurit dhe rërës të cilat krjiohen nga shkretëtirat. Sahara është njëra prej tre shkretëtirave më të mëdha në botë e cila zë sipërfaqe pothuajse sa tërë Evropa. Sipas statistikave 60 deri në 100 milionë ton pluhur dhe grimca të tilla ngriten në ajër. Karakteristikat e klimës mundësojnë që këto grimca të ngriten deri në lartësinë 6000 metër dhe pastaj eksportohen nëpër botë varësisht prej drejtimit të erërave në të cilat fryn. Varet se nga vjen kjo erë e cila sjellë me vete pluhurin dhe grimcat 2.5pm të cilat shkaktojnë në nivelin e ndotjes. Tani po i referohemi matësit të Ambasadës Amerikane që do të thotë deri në 50 metër kub ne e konsiderojmë që cilësia e ajrit është e mirë”, tha Makolli për EO.
Sipas tij, kjo do të kalojë posa të fillojnë shirat që pritet të ndodhin në dy ditët e ardhshme.
“Kjo do të kalojë posa të fillojnë të largohen shirat, e që pritet të ndodhin në dy ditët e ardhshme dhe do ta ndjejmë atë freskinë e ajrit. Shiu bie dhe e tretë me vete këtë sasi të pluhurit dhe rërës dhe depoziton në tokë, dhe kur uji avullon pastaj mbesin njollat e kuqe. Se a do të rikthehet varet prej drejtimit se nga do fryjnë erërat dhe kushtet meteorologjike që veprojnë edhe në Saharë. Te ne ndodhë më rrallë dhe nuk mendoj se do të përsëritet prapë” shtoi ai.
Makolli ka theksuar se këto grimca nuk kanë ndonjë efekt serioz në shëndetin e njeriut. Ai ka thënë se ky pluhur nuk mund të evitohet, por personat e ndjeshëm duhet të vendosin maska.
“Nuk ka ndonjë efekt serioz në shëndetin e njeriut sepse koncentrimi i grimcave në ajër nuk e tejkalon nivelin e lartë të ndotjes, ndërsa për bimët është e mirë sepse kjo grimcë ka edhe nutrien të çmueshëm. Në mbrëmje dielli jep një pamje spektakolare, në të kuqe dhe perëndimi i diellit është shumë i bukur sa ishte ky nivel i ndotjes. Pluhuri vjen prej Saharës dhe ka mundësi të depërtojë me mijëra kilometra në të gjithë botën. Nuk mund të evitohet pluhuri por për personat që janë të ndjeshëm duhet të vendosin maska” shtoi Makolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës