Dy anët e fushatës zgjedhore në Shqipëri
Fushata zgjedhore në Shqipërinë londineze ka dy anët e saj: negative dhe pozitive. Ana e saj negative është shkaktimi i disa incidenteve të vogla në mes simpatizantëve të partive të mëdha PD-së dhe PS-së, kërcënimet dhe rrahja në mes tyre dhe disa ngjarje më të vogla. Por, më tragjikja e kësaj fushate është vrasja e dy njerëzve shqiptar, njërit simpatizant i PD-së, kurse tjetri udhëheqës lokal i PDK-së. Padyshim, se kjo ngjarje paraqet kulmin më tragjik të kësaj fushate dhe humbja e këtyre dy personave është e pakompenzueshme.
Pas kësaj, tani shtrohet pyetje, pse ky vend kur gjendet para një provimi të rëndësishëm të saj përballet me sfida të tilla tragjike? Kush qëndron pas ngjarjeve të tilla? Ç’dobi i sjellin këtij vendi këto vrasje mizore? Këto përgjigje më së miri do t’i kishte dhënë shteti në të cilën jetojnë këta njerëz. Por, fatkeqësisht edhe kësaj radhe shteti nuk ishte në nivel të detyrës së tij, sepse nuk kishte ndërmarrë asgjë në parandalimin e tyre. Andaj, përgjegjësia për vrasjen e këtyre qytetarëve shqiptar mu në fushatën parazgjedhore bie mbi shtetin shqiptar dhe institucionet e saj. Siç, po shihen ky shtet ende çalon në funksionimin e tij dhe institucionet e saj nuk janë në binarë të shëndoshë. Kjo duhet ndryshuar në të ardhmen.
Ndërsa, ana pozitive e saj është se pas vitit 1991 kjo fushatë është më interesante, më intensive dhe ka një përgatitje më të lartë në shumë aspekte. Mitingjet impozante të partive politike zhvillohen ngjashëm sikur nëpër disa vende të ndryshme evropiane. Bile, ndonjëri prej tyre të ngjason sikur të zhvillohet në Amerikë, e jo në Shqipëri. Dy liderët e partive më të mëdha janë në garë të fortë dhe janë duke përdorur slogane tashmë të njohura “Shqipëria po ndryshon” dhe “Shqipëria për ndryshime”. Këto slogane tregojnë se këto subjekte janë të përkushtuara për ndryshime në këtë vend. Projektet e tyre për të ardhmen janë më se ambicioze, me disa teprime, por që nuk dëmtojnë imazhin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Sali Berisha, kryeministër aktual dhe lider i PD-së, padyshim është një figurë e pakontestueshme në politikën shqiptare. Puna e tij 18 vjeçare në politikë ka bërë që të jetë ende në piedestalin e tij politik. Projekti i tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO është një rezultat shumë i madh. Rritja ekonomike e këtij vendi dhe zhvillimi i vrullshëm infrastrukturor, sidomos projekti Durrës-Morinë janë projekte gjigante dhe të pamohueshme. Mbështetja për pavarësinë e Kosovës është një tjetër projekt mjaft i rëndësishëm kombëtar. Pa ndihmën e këtij shteti sigurisht se Kosova nuk do ta kishte lirinë e saj. Pra, kjo parti me gjithë gabimet në të kaluarën sikur ka arritur të profilizohet dhe të punojë në realizimin e projekteve konkrete për këtë vend.
Gjithashtu, roli i opozitës, përkatësisht Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj Edi Rama është i pazëvendësueshëm në politikën shqiptare. Kjo parti është shtytëse kryesore e realizmit të shumë projekteve me rëndësi për Shqipërinë. Ndihma e saj për popullatën kosovare gjatë luftës ishte momenti më sfidues për këtë parti. Mbështetja e saj për anëtarësim në NATO është një kontribut tjetër i saj. Reformat dhe strukturimi i ri i kësaj partie me njerëz të ri dhe vizion të ri për të ardhmen nuk ka dyshim se paraqet projektin më të rëndësishëm për votuesit shqiptarë. Ky lider i ri, me punën e tij si kryebashkiak i Tiranës ka arrit të transformojë këtë qytet nga një qytet provincial në një metropol evropiane. Rezultatet e tij në nivel lokal janë gjithsesi të mëdha dhe duhet të shërbejnë për politikanët e rinj si frymëzim për të ecë në binarë drejt pikës më të lartë kombëtare.
Kjo fushatë, hiq rastet tragjike mund të konsiderohet si fushata më interesante që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, por jo vetëm këtu. Andaj, mbesim me shpresë se edhe këto pak ditë të mbetura do të kalojnë ashtu siç i ka hije një demokracie të pjekur, që përfundimisht ky vend të kalojë edhe këtë sprovë para syve të botës, në mënyrë që ndaj këtij vendi së pari të pasojë liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, e më pastaj, të inkuadrohet në Bashkimin evropian. Gjithçka varet nga vetë shqiptarët, sjellja e tyre dhe puna e tyre se çfarë imazhi do të përcjellin gjatë këtyre zgjedhjeve në botë. Kjo është një përgjegjësi e madhe historike për liderët shqiptarë, por edhe për popullin e saj, andaj ky shans nuk guxon të humbet. Shqiptarët duhet dhënë këtë provim me notë të lartë në mënyrë që të kenë zhvillim dhe prosperitet më të madh për qytetarët dhe vendin e tyre në të ardhmen evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës