LAJMI I FUNDIT:

Durrës: Aksident, dy persona humbin jetën dhe dy të tjerë zhduken

Durrës: Aksident, dy persona humbin jetën dhe dy të tjerë zhduken

Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e një aksidenti në fshatin Gjopalaj në Durrës.

Policia tha se “ngjarja e aksidentimit të familjes, e cila udhëtonte me automjet mund të ketë ndodhur gjatë natës dhe shkak mund të ketë qënë furtuna dhe se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë një një kanal të madh”.

Policia gjeti dy persona pa jetë, burrë e grua, ndërsa dy fëmijët e tyre që ndodheshin në automjet rezultojnë të zhdukur në ujrat e kanalit./Telegrafi/