Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me Dukeshën e Cornwall-it takuan një grup të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në këtë takim ishin të pranishme edhe disa OJQ të grave që ofrojnë shërbime për këtë kategori.
Presidentja shprehu mirënjohje për vëmendjen që po i kushton Dukesha e Cornwall-it kësaj plage të rëndë të shoqërisë si pasojë e luftës, duke dëgjuar historitë e grave të Kosovës, si një mesazh shumë i fuqishëm i mbështetjes për të gjitha të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Jahjaga tha se historitë e grave të Kosovës nuk janë të lehta, pasi ato flasin për krimin makabër të kryer mbi to nga regjimi serb, por ajo shtoi se ato janë edhe histori të forcës së grave për ta mbijetuar krimin, për ta rindërtuar jetën e tyre, për të kërkuar të drejtat e tyre dhe mbi të gjitha për të kërkuar drejtësi.
“Dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte në Kosovë për të cenuar dinjitetin e viktimave, për të ngjallur ndjenjën e frikës dhe të shtypjes, për të nxitur shpërnguljen dhe për të zhveshur një shoqëri të tërë nga vlerat e saj njerëzore. Kjo temë për shumë kohë ka qenë tabu për shoqërinë dhe institucionet e vendit”, tha Jahjaga, por theksoi se me formimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës janë hedhur hapa të rëndësishëm për të ofruar mbrojtjen ligjore, qasje më të mirë në drejtësi, në shërbime shëndetësore si dhe ato për fuqizimin ekonomik.
Ajo shtoi që duhen ende përpjekje veçanërisht në arenën ndërkombëtare.
Presidentja Jahjaga e njoftoi Dukeshën e Cornwall-it se sot ka pranuar aplikacionet e para nga gratë për njohjen e statusit ligjor të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke shtuar se kjo shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm.
Dukesha e Cornwall-it tha se ka pasur rastin të dëgjoj histori të ngjashme edhe në vende të tjera të botës, por në asnjë vend nuk ka dëgjuar histori kaq të dhimbshme dhe të tmerrshme të këtij krimi lufte.
Ajo shtoi se do bëj përpjekje që historitë e grave të Kosovës të dëgjohen edhe jashtë vendit duke i inkurajuar ato që të ndajnë historitë e tyre për të thyer stigmën shoqërore e cila e mbulon këtë krim lufte.
Dukesha e Cornwall-it shprehu interesim të lartë për të mësuar nga gratë rreth përpjekjeve të tyre për të mbijetuar këtë krim lufte, duke i quajtur ato gra të mrekullueshme. Ajo shtoi se ndjehet e bindur që ato do t’ia dalin t’i mbijetojnë këtij krimi veçanërisht tani që kanë edhe mbështetjen institucionale të ofruar nga Presidentja Jahjaga.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës