Duam gjak për korrupsionin në Kosovë
1. Kur politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë flasin për luftën kundër korrupsionit, krejt më duket që ata nuk po e dinë se për çka flasin. Të jem i qartë. Kur flitet për korrupsionin në Kosovë, flitet për institucionet qeverisëse në Kosovë, andaj kur flitet për luftën kundër korrupsionit në Kosovë, flitet për luftimin e institucioneve qeverisëse në Kosovë.
Këtë realitet politik e faktit dikush mund ta merr si paradoksale, si diçka të pakuptimtë. Por, kjo është punë e tij/saj. Kështu, me të drejtë opozita politike në Kosovë flet kundër kryeministrit Hashim Thaçi në kuadrin e luftimit të korrupsionit. Sepse, veç tjerash, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe përplot të tjerë zyrtarë qeveritarë janë punëtorë të kryeministrit. Kështu, do të ishte paradoksale dhe e pakuptimtë nëse institucionet e Kosovës do të jenë prijëse ose edhe të vetme në luftën kundër korrupsionit në Kosovë, e të tjerët të jenë këshilltarë. Vërtetë, kjo më nuk do të kishte as kuptim.
Ajo çka vlen të thuhet në këtë kuadër është se lufta kundër korrupsionit në Kosovë, si luftë kundër institucioneve qeverisëse, nuk është luftë kundër shtetit të Kosovës, por është luftë për të drejtën njerëzore që qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë. Pra, ka diçka në mënyrën se si qeveriset Kosova që e bën të prodhojë korrupsion. Tek e fundit, raportet e auditimit (prej vitit të parë të prodhimit të tyre) janë pikënisje e shkëlqyeshme për luftën kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimin institucional. Sepse keqmenaxhimi është korrupsion plus sjell korrupsion.
2. Nuk e di nëse bastisjet ligjore në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT) janë nisje e luftës konkrete kundër korrupsionit, bashkë me hulumtimet në pronat e ministrit Fatmir Limaj, por, megjithatë, janë disa çështje që parashtrohen: çfarë do të ndodhë nëse ministri Fatmir Limaj rezulton të ketë abuzuar me zyrën e tij, pra me pushtetin prej ministri, çka nëse del që ai të ketë vendosur së cilën kompani ta heq nga lista e kompanive ndërtimore pa ndonjë arsye të shëndosh përveç se atyre raciste, çka nëse del që ai të mos ketë kontrolluar vetëm ministrinë e tij por edhe ministritë e tjera? Ose, çka nëse del që shumica e keqpërdorimeve të jenë abuzime në emrin e tij?
Përgjigjet do t’i dimë shumë shpejtë sepse në Rastin Limaj nuk është i përfshirë vetëm një person ose vetëm një parti politike. Në Rastin Limaj janë të përfshirë, jemi të përfshirë, rreth dy milionë qytetarë të cilët kërkojmë gjak (shprehje figurative) për krejt këtë varfëri, skamje e korrupsion ku disa kanë bërë milionat e disa nuk kanë as për të mbushur barkun bukë.
Si shtesë, në Rastin Limaj është i përfshirë edhe kredibiliteti edhe ashtu i gjymtë ndërkombëtar në Kosovë, pra, do të shohim nëse EULEX-i sot, sikurse UNMIK-u dje, është duke bërë hajgare me një shtet dhe me dy milionë njerëz. Sidoqoftë, Rasti Limaj tashmë është bërë pjesë e medieve vendore e ndërkombëtare, është bërë pjesë e raporteve vendore e ndërkombëtare si nisje e luftës kundër korrupsionit institucional në Kosovë.
3. Lufta kundër korrupsionit në Kosovë është shpallur moti. Por, disa nga politikanët tanë menduan që vet shpallja të jetë fitore, ose edhe pjesëmarrja. Pa marr parasysh se kush dreqi i këshillon politikanët tanë, lufta kundër korrupsionit pritet të dështojë sepse sistemi gjyqësor është pjesë e sistemit qeverisës në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës