LAJMI I FUNDIT:

DSS: Vuçiq është rreshtuar në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës

DSS: Vuçiq është rreshtuar në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se me deklaratat e tij është rreshtuar haptazi në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës.

DSS, përmes një komunikate, të cilën e transmeton gazeta “Danas”, ka thënë se “me deklaratën e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku thuhet se në Rezolutën 1244 askund nuk përmendet Serbia, por RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë), është hapur një problem serioz, nëse bëhet fjalë për një manipulim të zakonshëm me të cilën ai përpiqet për të justifikuar politikën e tij të kapitullimit, papërgjegjësinë prej burrështetasi, apo paaftësinë diplomatike”, përcjell Telegrafi.

Kjo parti thekson se kjo është hera e parë që një zyrtar shtetëror i Serbisë relativizon rëndësinë e Rezolutës 1244.


“Derisa vazhdon të jetë në fuqi, Rezoluta 1244 e KS të OKB paraqet një garanci të fortë se Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur. Ajo garanton sovranitetin e Serbisë dhe integritetin e saj territorial, por kjo që nuk e përmend Serbinë, por RFJ-në, është krejtësisht e parëndësishme, pasi Serbia është trashëgimtar juridik i ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, apo Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi”, thuhet në kumtesën e DSS.

Më tej thuhet se “Rezoluta 1244, e cila ka që nga viti 2007 i pengon separatistët dhe mentorët e tyre, sot i pengon edhe presidentit të Serbisë, i cili me këtë deklaratë haptazi është rreshtuar në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori