LAJMI I FUNDIT:

Drita e mposhtë Kastriotin me lehtësi

Drita e mposhtë Kastriotin me lehtësi

Skuadra gjilanase Drita, ka arritur të mposht Kastriotin e Ferizajt në palestrën Bashkim Selishta të qytetit të Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën në kuadër të ETC Superligës së Kosovës në basketboll.

Drita ka mposhtur Kastriotin me 18 pikë dallim me rezultat përfundimtar 106-88. Kjo ka qenë fitorja e pestë e Dritës në kampionat derisa e dyta ndaj Kastriotit.

Me këtë fitore Drita është ngritur në pozitën e katërt të tabelës së klasifikimit me pikë të njëjta si Bashkimi që gjendet në vendin e tretë.

Në anën tjetër, Kastrioti mbetet i fundit në tabelë, duke regjistruar disfatën e nëntë në ETC Superligë. /Telegrafi/