LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 12° cloudy

Drejtoria e Bujqësisë subvencionon bujqit e Komunës së Gjakovës me pajisje bujqësore

Drejtoria e Bujqësisë subvencionon bujqit e Komunës së Gjakovës me pajisje bujqësore

Gjatë ditës së sotme Komuna e Gjakovës, më saktësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë shpërndarjen e 105 pajisjeve bujqësore për bujqit e kësaj komune.

Nga ky subvencionim i cili kap vlerën e 117,800 eurove, kanë përfituar 85 fermerë të Komunës së Gjakovës, të cilët u shprehën se këto pajisje të subvencionuara nga Drejtoria e Bujqësisë janë të mirëseardhura, dhe paraqesin një lehtësim për punën që ata e kryejnë.


I pranishëm në shpërndarjen e këtyre pajisjeve bujqësore, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, i cili tha që ky lloj subvencionimi shpërblehet me një varg benefitesh.

“Komuna e Gjakovës në vazhdimësi bën përpjekje për të rritur vlerën e subvencionimit në bujqësi, sepse ky lloj subvencionimi shpërblehet me një varg benefitesh siç janë, rritja e prodhimit, rregullimi i çmimeve, ulja e importit, të cilat pashmangshëm ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë tonë në përgjithësi”, u shpreh Gjini. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori