Drejtori, njëkohësisht kryetar i Bordit të “Intereuropa Kosova L.L.C”, Andrej Karis, ka demantuar pretendimet e botuara para dy javësh në disa medie të Kosovës, ku thuhej se ky operator ishte licencuar për Terminalin e mallrave në vitin 2016. Ai ka bërë të ditur se “Intereuropa Kosova L.L.C”. funksionon si ZBD (Zyre e brendshme doganore) nga viti 2006 dhe si Terminal i Mallrave nga viti 2008.
Pasi ka sqaruar në detaje të gjithë afarizmin e kësaj kompanie gjatë 10 vjetëve në Kosovë, Andrej Karis, thekson se “këto fakte demantojnë atë që është thënë nga media apo portale të ndryshme me datë 03.04.2016 se Intereuropa Kosova vetëm tani është pajisur me licencë për Terminal të mallrave duke mos i marrë parasysh faktet e lartëcekura të cilat argumentojnë se Intereuropa Kosova L.L.C. funksionon si ZBD (Zyre e brendshme doganore) nga viti 2006 dhe si Terminal i Mallrave nga viti 2008”.
Në demantin publik të dërguar për mediat në Kosovë, ai pasi sqaron veprimtarinë e këtij operatori ekonomik me renome ndërkombëtare në transportin ndërkombëtar të mallrave, shprehet i indinjuar për mënyrën e raportimit nga disa medie.
“Jemi shumë të indinjuar dhe të shqetësuar për lehtësinë me të cilën media, portale të ndryshme kosovare mund të plasojnë të pavërteta lidhur me kompaninë tonë respektivisht degën në Kosovë”, thuhet në demant.
Më poshtë mund të lexoni demantin e plotë:
Nga: Andrej Karis
Drejtor, Kryetar i Bordit Intereuropa Kosova L.L.C
Për: Media
Demant — informacion për kompaninë
Intereuropa d.d. me seli në Kopër, Slloveni është operator ekonomik me renome ndërkombëtare në transportin ndërkombëtar të mallrave, në drejtimin me Depo Publike Doganore, në drejtimin me Terminale të mallrave respektivisht Terminale Doganore. Intereuropa Group është prezente me degë të veta – Terminale Doganore në 9 shtete. Është partnere me kompani logjistike ndër më të shquarat në rrjetin global të logjistikës moderne. Kompania amë ka filluar me aktivitetet logjistike, magazinuese që në vitin e largët 1947 duke arritur që me shërbimet që ofron në ditët e sotme të jetë kompania më prestigjioze në Evropën juglindore.
Investimi i Intereuropa d.d. në Republikën e Kosovës nuk konsiston vetëm në mjete monetare por vlera më e madhe është investimi në ngritjen e njohurive të stafit vendor për punët e logjistikës moderne me kapacitet global të mbulimit si dhe në rritjen e vazhdueshme të numrit të të punësuarve prandaj marrë parasysh përvojën tonë 10 vjeçare në Republikën e Kosovës, bonitetin e krijuar në raport me të gjitha institucionet, taksat e paguara me rregull (ref. deri me 31.12.15 EUR 1.237.732,60), jemi shumë të indinjuar dhe të shqetësuar për lehtësinë me të cilën media, portale të ndryshme Kosovare mund të plasojnë të pavërteta lidhur me kompaninë tonë respektivisht degën në Kosovë.
Me qëllim të informimit të saktë, më poshtë po ju përcjellim informatën mbi kompaninë Intereuropa Kosova L.L.C. Prishtinë:
Intereuropa Group ka një staf prej 1,417 të punësuar, 106 maune apo mjete transportuese, në pronësi të 232,000 m2 Depo dhe në pronësi të hapësirës së jashtme 1,711,000 m2. Në Kosovë është prezente përmes degës së saj, kompanisë “Intereuropa Kosova L.L.C.” e cila është themeluar me datë 20.04.2006 nga Intereuropa d.d. Kopër, Slloveni. Puna ka filluar me 4 punëtorë ndërsa në fund të vitit 2015 numëron 30 punëtorë.
Me datë 20.07.2006 kompania “Intereuropa Kosova L.L.C.” autorizohet nga Dogana e Kosovës si Depo Publike Doganore, e para e këtij lloji në Kosovë duke i mundësuar Kosovës importimin e dijes “know how” dhe përvojës në drejtimin me depo publike doganore ku në partneritet profesional me Doganën e Kosovës, afaristëve Kosovar iu mundësua për herë të parë qasja në shërbime profesionale logjistike, magazinuese dhe të procedurave doganore sidomos procedurave doganore me ndikim ekonomik.
Me datë 06.09.2006 nën kujdesin e autoriteteve doganore, mysafirëve dhe mediave të shumta nga vendi dhe rajoni u bë edhe hapja solemne e punës së kompanisë. Me vendosjen e Zyrës së Doganës së Kosovës për zhdoganim lokal, prezencën e trupave të tjerë qeveritar që kontrollojnë mallrat (gjatë importit, tranzitimit apo eksportit), për herë të parë në Kosovë u mundësua zhdoganimi dërgesave në brendi të territorit doganor të Kosovës.
Në përputhje me UA 2006/19 MTPT, marrë parasysh plotësimin e kushteve të kërkuara dhe kompetencën profesionale, në vitin 2008 Intereuropa Kosova L.L.C. aplikon për Terminal të mallrave pranë MTPT-së së atëhershme. Pas verifikimit të plotësimit të kushteve nga ana e komisionit të MTPT-së, me datë 17.06.2008 MTPT lëshon urdhërpagesën (me nr.019966 në shumën prej 10,000.00 EUR) për tërheqjen e Liçencës për Terminal të mallrave, taksë të cilën Intereuropa Kosova L.L.C. e ka paguar menjëherë. Neni 17 i UA 2006/19 precizon se kjo taksë vlenë për 5 vite. Autorizimi për Depo Publike Doganore, Zyra e Brendshme për Zhdoganim dhe vendimi i MTPT-së e kanë kompletuar ZBD Intereuropa për trajtim të mallrave doganore në brendi duke qenë shembull për ZBD-ët e ardhshme të cilat janë hapur më vonë si ZBD Ferizaj, ZBD Prizren dhe ZBD Prishtinë. Këto fakte demantojnë atë që është thënë nga media apo portale të ndryshme me datë 03.04.2016 se Intereuropa Kosova vetëm tani është pajisur me licencë për Terminal të mallrave duke mos i marrë parasysh faktet e lartëcekura të cilat argumentojnë se Intereuropa Kosova L.L.C. funksionon si ZBD (Zyre e brendshme doganore) nga viti 2006 dhe si Terminal i Mallrave nga viti 2008.
Afarizmi i Intereuropa Kosova L.L.C. si depo e parë publike doganore dhe si ZBD-ë e parë ka qenë dhe është nën monitorim të vazhdueshëm të Zyrës Doganore prezente, sektorit të mbikëqyrjes së procedurave doganore me ndikim ekonomik, autoriteteve tjera relevante, auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, kontrollat e të cilave çdo herë e kanë konfirmuar se kompania i plotëson kushtet e parapara me ligj dhe njëkohësisht respekton ligjet (doganore, fiskale etj.) të cilat e rregullojnë/mbikëqyrin këtë afarizëm. Gjithashtu me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë respektivisht AKPM-ës, duke pasur për qëllim krijimin e kushteve për kontroll më cilësor të importit të produkteve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale, krijimin e kushteve për respektim të zingjirit ftohës/ruajtës të mallrave të kësaj natyre, është vendosur që, që nga data 01.05.2013 njëra nga ZBD-ët e autorizuara për zhdoganim apo magazinim të produkteve të lartëcekura të jetë edhe Intereuropa Kosova LLC e cila në kuadër të magazinës doganore posedon edhe magazinën e produkteve farmaceutike me rezhime të ndryshme të temperaturës.
Në kuadër të objektit qendror respektivisht pjesës së zyreve administrative, përveç zyreve të doganës së Kosovës, AKPM-ës gjinden edhe zyret e agjensioneve doganore të cilat i shërbejnë klientëve të vet në procedura doganore pranë ZBD Intereuropa (zyra e brendshme doganore) shifra e zyrës doganore 2050.
Intereuropa është anëtare e organizatave ndërkombëtare si :
FIATA, IATA, FETA, FONASBA, BICO, IRU etj. si dhe posedues të certifikatave për udhëheqje të sistemeve kualitative të ofrimit të shërbimeve logjistike si ISO 9001/2000
Web faqja: www.intereuropa.si
Andrej Karis
Drejtor, Kryetar i Bordit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim