Drejtori i Institutit për Çështje Evropiane, Naim Leo Beshiri, thotë se Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e vetmja dhe më e mira që mund të ndodhë në këtë moment në lidhje me marrëveshjet e ardhshme të mundshme në të cilat Serbia mund të humbasë shumë më tepër sesa mund të fitojë tani.
Sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, ai vlerësoi se marrëveshja e përhershme po përpiqet të bëjë fillimin e paqes së përhershme mes dy popujve dhe të zgjidhë të gjitha çështjet aktuale që i pengojnë qytetarët e Serbisë dhe ekonomia të lulëzojë.
Beshiri theksoi për “FoNet” se për paqe nevojitet vizion dhe dëshirë e liderëve në Beograd dhe Prishtinë për zgjidhjen e problemit dhjetëvjeçar, por që tani për tani nuk duket se jemi më afër marrëveshjes, “që do të thotë se për Serbinë dhe Kosovën, disa marrëveshje të ardhshme do të jenë dukshëm më të këqija se në vitin 2003, kur u takuan për herë të parë”.
Siç transmeton “N1“, ai tha se është pothuajse e sigurt se përfundimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kurorëzohet me një konferencë ndërkombëtare, ku fuqitë e mëdha do të thonë se e mbështesin marrëveshjen.
Ai theksoi se mbi të gjitha Brukseli, por edhe Uashingtoni, presin që dialogu të jetë “çështje e brendshme”, që Beogradi dhe Prishtina të dalin nga propaganda dhe grindjet e tyre ditore politike dhe të ngrihen në një nivel më të lartë.
Beshiri shtoi se nga Beogradi dhe Prishtina pritet që bisedimet “të rezultojnë me një konferencë ndërkombëtare, ku negociatat me shumë gjasa do të përfundojnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, transmeton Telegrafi.
Një konflikt i ngrirë nuk i konvenon Beogradit as Prishtinës
Beshiri përkujtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq thanë se konflikti i ngrirë nuk është i pranueshëm për Serbinë dhe vlerësoi se pothuajse me siguri nuk është i pranueshëm as për Prishtinën.
Ai vuri në dukje se konflikti i ngrirë është i përshtatshëm vetëm për palën që mund të dëshirojë të ruajë tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se është e qartë se vetëm Rusia angazhohet për konflikt të ngrirë dhe status quo.
Për Beshirin nuk ekziston dilema Bashkimi Evropian (BE) apo Kosova, “sepse qëllimi strategjik i Serbisë është të bëhet anëtare e BE-së”.
Ai i përkujtoi se që nga ndryshimet demokratike e deri më sot, në ekspozetë e të gjithë kryeministrave [serb] shkruhej se reformat që çojnë drejt anëtarësimit në BE janë qëllimi strategjik i Serbisë.
Beshiri tha se “Kosova është një çështje që i ka ndodhur kësaj qeverie, e cila në vitet ’90-ta edhe i ka nuhatur gjërat që po jetojmë sot”.
Ai gjithashtu vuri në pah se shmangia e çështjes së Kosovës në të kaluarën e ka çuar Serbinë në një situatë “që në vitin 2024 flasim për 15 për qind të territorit të humbur dhe se shumë rrallë flasim për jetët e humbura, të pagjeturit, të dëbuarit dhe ata që nuk donte më të jetonte me ne për shkak të mënyrës se si trajtoheshin”.
“Të gjesh një mënyrë për të udhëtuar drejt BE-së dhe për të reformuar shoqërinë, duke ndërtuar në të njëjtën kohë paqen me qytetarët e Kosovës është një art serioz për të cilin dikush sipas të gjitha gjasave do të fitojë çmimin Nobel”, parashikoi Beshiri.
Sipas mendimit të tij, Kosova është në rrugë që para së gjithash të marr statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara (OKB), e më pas të bëhet anëtare me të drejta të plota në OKB.
Ai theksoi se asgjë nuk do të ndodhë derisa të zgjidhet lufta në Ukrainë dhe se “pa Rusinë, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe në organet e tjera të OKB-së ende nuk është i mundur”.
Sipas mendimit të tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund t’i ndihmojë serbët, qytetarë të Kosovës të shprehen në jetën publike në aspektin kulturor, arsimor dhe politik.
Ai shtoi se Asociacioni mund të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës dhe ndërveprimin më të mirë mes komunave ku serbët janë shumicë.
Ai theksoi se një organizatë e tillë është pak më shumë se një organizatë joqeveritare dhe pak më pak se një entitet apo republikë brenda një vendi tjetër dhe se nuk do të ketë të drejtën e vetos.
“Kushtetuta e Kosovës tashmë u garanton të drejta qytetarëve të nacionalitetit serb dhe pakicave tjera, por ato nuk respektohen, prandaj është e nevojshme të insistohet që pushteti qendror në Prishtinë t’i respektojë këto të drejta”, tha Beshiri, transmeton Telegrafi.
Atij i duket se “nuk jemi afër miratimit të statutit të Asociacionit, por ai mendon se është i pashmangshëm, sepse e presin bashkësia ndërkombëtare dhe serbët në Kosovë”.
Beshiri tha se nuk është mirë të organizohet referendum për një çështje që është shumë e politizuar.
“Çështja e Kosovës shkakton emocione serioze te qytetarët e Serbisë, duke pasur parasysh se për më shumë se 40 vjet ka manipulim serioz të fakteve dhe shtrembërim të tyre në lidhje me atë që ndodhi në Kosovë në vitet e 90-ta”, theksoi Beshiri.
Ai mendon se nuk mund të mbahet një referendum pa diskutim të sinqertë disa vjeçar për “rolin e ushtrisë, policisë dhe formacioneve paramilitare, e para kësaj për raportin e elitës politike ndaj elitës politike shqiptare në Kosovë”.
Ai vuri në dukje se një çështje, siç është ajo e Kosovës, zakonisht nuk vendoset në referendum në marrëdhëniet ndërkombëtare, “sepse dihet rezultati i referendumit, që do të thotë se për organizimin e tij vetëm shpenzohen para”.
Beshiri beson se rreziku i një konflikti të madh është minimal, sepse as Beogradi dhe as Prishtina nuk kanë para për një konflikt, “dhe njerëzit nuk duan të përfshihen në një konflikt të tillë”.
“Nëse Serbia nuk i ka paguar ende mëditjet e luftës për njerëzit që kanë marrë pjesë në luftërat e viteve ’90-ta, dhe nëse policët dhe ushtarët nuk kanë marrë ende kompensime për pjesëmarrje në luftën e vitit 1999, është pothuajse e sigurt që të paktën ata dhe familjet e tyre nuk kanë synim për t’u përfshirë në luftën që do të sjellë vetëm vuajtje në të gjithë rajonin”, tha Beshiri.
Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejonte lehtë një konflikt, sepse Serbia është e rrethuar nga anëtarët e NATO-s dhe se Shqipëria pothuajse me siguri do të reagonte në rast të një konflikti më të madh.
Beshiri vlerëson se është çmenduri të flitet për luftë 30 vjet pas luftës së fundit dhe se një politikan që e mbron këtë, përveç se është kundër ligjeve të Serbisë, duhet të kalojë edhe në harresë politike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën