Drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, ka gjetur disa mangësi, të cilat tha se duhet të evitohen. Zyrtari i lartë i këtij evenimenti e kritikoi ashpër sjelljen e tifozëve në Superkupë, duke paralajmëruar zero tolerancë për klubet kosovare në BIBL.
Shay Shtriks nuk është ndarë i kënaqur plotësisht nga ajo çka pa, në vizitën që ia bëri Kosovës. Drejtori sportiv i Ligës Ballkanike ka gjetur disa behane, të cilat tha se duhet të evitohen. Zyrtari i lartë i këtij evenimenti e kritikoi ashpër sjelljen e tifozëve në Superkupë, duke paralajmëruar zero tolerancë për klubet kosovare në BIBL. Ai po ashtu kërkoi më shumë respekt për gjyqtarët. Ajo që i pëlqeu ishte cilësia e klubeve. Shtriks mendon se Peja dhe Prishtina mund të futen në Top 6 të evenimentit që ai e drejton.
Drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks ka gjetur behane në basketbollin kosovar, pas vizitës që e pati në vend, ku ndërkohë ishte prezent edhe në ndeshjen e Superkupës ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Ai është ndarë i kënaqur me cilësinë e treguar në parket nga lojtarët, por jo edhe me gjërat tjera që e kompletojnë një ndeshje basketbolli.
Shtriks është ankuar në sjelljen e tifozëve, të cilët edhe një herë e treguan anën e tyre të errët dhe të egër, duke hedhur gjësende në fushë, përfshirë këtu copa karrigesh, duke u sharë dhe pë një fije floku mund edhe të përlesheshin fizikisht.
“Është kënaqësi që jam këtu. Ndeshja ishte interesante, por s’kam qenë i lumtur me shumë gjëra, që i mungojnë basketbollit tuaj. Dallon loja nga ndeshja në tërësi, ku shikohet edhe niveli organizativ, që është mjaft me rëndësi. Sjelljet e tifozëve ishin nën nivelin e duhur. Shikuesit më shumë ishin të fokusuar të përlesheshin me njëri me tjetrin, sesa ta shikonin lojën. Është me rëndësi që t’i ndërroni gjërat, duhet që bashkërisht ta ndryshoni këtë qëndrim”, deklaroi fillimisht zyrtari i lartë i Ligës Ballkanike, në një konferencë për shtyp të mbajtur të premten në Prishtinë.
Ai paralajmëroi dënime të rënda për klubet kosovare dhe për tifozët, në rast se sjellje të tilla përsëriten në evenimentin ballkanik, ku nga ky sezon do të marrin pjesë edhe dy ekipe nga Kosova.
“Përmes këtyre dy klubeve duhet ta ngrejmë në një nivel më lartë basketbollin kosovar. Ju bëj apel që ta ndërroni qasjen. Duhet që në palestër t’u ofrohet mundësia të vijnë më shumë fëmijë, femra dhe familjarë. Në Ligën Ballkanike nuk kemi probleme. Do të ketë zero tolerancë për klubet që shkaktojnë probleme në ligën tonë. Për hedhjet e gjësendeve në fushë do të ketë sanksione të rënda. Në Ballkan Ligë luhet pa probleme. Do të punojmë bashkërisht me Federatën tuaj për t’i ndalur këto dukuri”, vijoi ai.
Ndër të tjera, Shtriks pati kritika edhe për lojtarët dhe trajnerët, për qasjen e tyre ndaj gjyqtarëve. “Niveli i gjyqtarëve mu duk mjaft i lartë, krenohuni me ta. Por, lojtarët dhe trajnerët duhet të kenë respekt më të madh ndaj tyre”, tha ai.
Sa i përket cilësisë së këtyre klubeve, ai mendon se e kanë të përafërt me ekipet tjera të Ligës Ballkanike dhe u shpreh i bindur se ekipet tona do të shkojnë larg në debutimin e tyre në këtë kompeticion.
“Peja dhe Prishtina duken dy ekipe shumë të mira, edhe pse është fillimi i sezonit. Mendoj se mund të futen në Top 6 të Ligës Ballkanike”, vazhdoi Shtriks. /Express/Telegrafi/.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-780x439.png)
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liverpool-780x439.jpg)
Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?
![Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/wenger-780x439.png)
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali
![Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër