LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s premton mbështetje të vazhdueshme për FSK-në

Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s premton mbështetje të vazhdueshme për FSK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në zyrën e tij Gjeneral Jörg Rüter, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team – NALT).

Gjenerali Rüter uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin e NALT-it në përkrahje të organizatave të sigurisë në Kosovë.


Kurti shprehu rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon, për mbarëvajtjen e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në kuadër të “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-të, si dhe përgatitjen e ushtarëve FSK-së. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për këtë institucion.

Gjenerali Rüter siguroi mbështetjen e vazhdueshme të NALT-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve brenda mandatit të NALT-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori