Përveç dhimbjes, palët e dëmtuara në Maqedoninë e Veriut dënohen për herë të dytë nga fakti se nuk arrijnë të marrin drejtësinë me vite të tëra si pasojë e zvarritjes së proceseve gjyqësore. Kjo është një ndër sëmundjet më të mëdha të sistemit të drejtësisë e cila jo rrallë herë, ka çuar deri në shpëtimin e kryerësve të veprave të ndryshme penale, për shkak të vjetërsimit të lëndëve. Për ironi, gjykata nuk është aq jo-efikase kur bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë të cilët bien ndesh me ligjin, por, në pjesën më të madhe të rasteve me interes publik, ku të akuzuar janë persona zyrtarë dhe ish-zyrtarë, çalojnë. Këtë e vërteton analiza e “Të gjithë për gjykime të drejta”, ku janë monitoruar 310 seanca gjyqësore në fushën e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në të cilat, hyjnë pjesa më e madhe e lëndëve ku të përfshirë janë politikanë.
“Nga analiza e të dhënave të përgjithshme të vitit 2022, rezulton se 42% e seancave kryesore për rastet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë shtyrë. Nëse bëhet krahasimi me të dhënat për vitin 2020/2021, sipas të cilave 37% e totalit të seancave të monitoruara në dy vitet e fundit janë shtyrë, është evidente se ka një trend të lehtë në rritje kur bëhet fjalë për shtyrjen e seancat kryesore”, thonë nga organizata – Të gjithë për Gjykim të Drejtë.
Edhe kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Daneva, u shpreh e pakënaqur me rrjedhën e proceseve gjyqësore. Ajo u ankua për mungesë të stafit gjyqësor si dhe gjykatësve në vend. Megjithatë, shpresën e sheh te koordinatorët për monitorimin e punës së gjykatësve.
“Tashmë kolegët kanë filluar këto vizita, megjithatë, për shkak të vëllimit të punës, përkatësisht, vlerësimi është duke vazhduar në periudhën e ardhshme, kur do të përfundojë ky proces, do të intensifikohen dhe jo vetëm kontrolli i rasteve të tilla apo të ngjashme. Të gjithë koordinatoret që përcaktohen për të monitoruar punën e gjykatave, do të jenë të obliguar të bëjnë kontroll në të gjitha lëndët e vjetra sepse të gjitha janë të rëndësishme, çdo lëndë është e rëndësishme për qytetarin, dhe në bazë të situatës së tillë të konstatuar, do të dorëzohet raport në Këshill i cili do të shqyrtohet më tej”, deklaroi Vesna Daneva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Megjithatë, kjo masë u vendos nga ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska dhe rezultoi si e pasuksesshme. Përkatësisht, ajo e mbaroi mandatin me mbi 100 mijë lëndë gjyqësore të pazgjidhura. Disa prej lëndëve me interes publik për të cilat assesi të ketë epilog gjyqësor janë aksidenti i Durmo Tours në Llaskarcë, aksidenti i autobusit të Besa Trans në Bullgari, djegia e Spitalit Modular, Lagjja e Trimave si dhe rastet e hapura nga ish-Prokuroria Speciale ku të akuzuar kryesorë janë ish-zyrtarë. Më herët, ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski kishte kritikuar fenomenin e ruajtjes së lëndëve gjyqësore në sirtarë, por asgjë nuk po ndërmerret në këtë drejtim. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit