LAJMI I FUNDIT:

Donjeta flet rreth torturave që kishte përjetuar dhe mashtrimeve të Big Brother Albania

Donjeta flet rreth torturave që kishte përjetuar dhe mashtrimeve të Big Brother Albania

Dalja e Donjetës nga “Big Brother” ngjalli kuriozitet te publiku dhe menjëherë pas largimit nga shtëpia mediat kanë shkruar gjatë mbi arsyet e largimit të saj.

Në një intervistë për “WazzUp”, vajza nga Kosova ka folur për eksperiencën e saj prej dy javësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke e quajtur një torturë të vërtetë. Ajo ka qenë në çift me Damianon në bazë të votimit të publikut, edhe pse priste që në lojë të hynte bashkë me vëllanë e saj. “Çifti me Damianon ishte një lloj dallavereje. Unë prisja të hyja me vëllanë”, është shprehur ajo.

Më tej Donjeta ka treguar se pas daljes nga shtëpia ka qëndruar në hotel e izoluar, pa telefon dhe pa televizor. “Edhe pse Damiano i ka pasur të dyja, unë nuk i kam pasur”, thotë ajo.


Ajo ka vijuar të tregojë se madje i kanë prekur edhe kuletën. “Më kanë prekur kuletën, kam pasur mungesë parash. Nuk kam ngrënë aspak, kam ngrënë vetëm patatina dhe ujë në 24 orë që isha aty. Ka qenë një torturë e vërtetë për mua, nuk kisha as cigare. I kam kërcënuar që të më linin të bashkohesha me familjen time. Nisa të qaja, isha si në burg, ishte stres i madh. Jam bashkuar me familjen të shtunën dhe jemi kthyer së bashku në Kosovë”, është shprehur Donjeta.

Ish-banorja e Big Brother Albania 9: Më fusnin me zor në gjumë, produksioni qëllimisht më nxori nga shtëpia!
Lexo po ashtu Ish-banorja e Big Brother Albania 9: Më fusnin me zor në gjumë, produksioni qëllimisht më nxori nga shtëpia!

Duket se për vajzën nga Kosova pjesëmarrja në “Big Brother” nuk ka qenë një nga eksperiencat e saj më të mira. Për sa i përket vëllait të saj, ajo është shprehur se bën tifo për të dhe ai aty mund të lidhet me kë të dëshirojë për të luajtur në çift, pasi ata nuk ndërhyjnë në zgjedhjet e njëri-tjetrit.

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori