LAJMI I FUNDIT:

Donacion për restaurimin e hambarit të Haxhi Zekës në Pejë (Foto)

Donacion për restaurimin e hambarit të Haxhi Zekës në Pejë (Foto)

Në bazë të projekteve të Komunës se Pejës për Trashëgiminë Kulturore, e përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, është përfituar një donacion - në bashkëpunim me IOM-in - në kuadër të projektit “Kosova e Bukur”, që ka të bëjë me restaurimin - rindërtimin - e një monumenti historik të patriotit shqiptar, Haxhi Zeka. Fjala është për hambarin e Mullirit të Haxhi Zekës.

Ky projekt kap shumën e rreth 200 mijë eurove, ndërsa mundëson punësimin e 40 persona, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në rritjen e ofertës turistike në Komunën e Pejës.

“Lufta e fundit e kishte shkatërruar thuaja plotësisht këtë objekt, prandaj me këtë investim po përmbyllet restaurimi dhe rindërtimi në kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës, si projekt i trashëgimisë”, ka thënë ndër të tjera drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Pejë, Artan Gashi. /Telegrafi/