A mund të mblidhet e gjithë jeta në një valixhe? Jeta, mund të jetë edhe më pak se kaq. Mund të jetë edhe më e vogël.
Në pothuaj një orë, aktori i teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni, rrëfen veten e tij në skenë. Ka vetëm një valixhe përpara. Në të janë mbledhur gjithë kujtimet. Rolet që ka luajtur dhe ato që i mbeten peng, teksa rrinë në hije pa bërtitur veten, pa thënë “jam”. Për Stefan Çapalikun, që ka shkruar pjesën “Dome” bazuar mbi jetën e Enver Hysenit, ai është një hero i kohës sonë. Ai ulet në karrige, me një cigare në dorë, e një filxhan kafeje përpara, rrëfehet te qoshku i preferuar, duke marrë me vete në fund, fotot e roleve, kujtimet me babën, skenarin e shumëpritur dhe pengun se bëri pak.
“Dome” është një monodramë e shkruar enkas për Enver Hysenin. Shkrimi i saj është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata mes autorit dhe aktorit, ndër procese pune apo ndenje të rastësishme. Ajo që i ka bërë përshtypje autorit gjatë këtyre bisedave ka qenë gjithmonë sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën, së cilës i përkisnin. E ka bërë për vete, gjithashtu, edhe thjeshtësia e tregimit e veçanërisht mungesa e mllefeve dhe inateve.
Si çdo person tjetër edhe Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet herë ndër margjina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes, e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi, vetëm dhe me shokë, me mish e me shpirt. Pra, autori ka dashur të shkruajë e më vonë të ndërtojë një shfaqje të thjeshtë, “shfaqje aktori”, një shfaqje që të ngjasojë si një akt rrëfimi, pse jo edhe kërkimi ndjesë, pardoni, si një gjest që kaq shumë i mungon shoqërisë sonë.
Enver Hyseni lindi në Shkodër më 1 gusht 1951. Mori mësime aktrimi në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtër (1973-1974) dhe i ndërpreu studimet për arsye ekonomike. Më 1975 nisi punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku edhe doli në pension në vitin 2016. Në këtë periudhë dyzetvjeçare luajti më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punoi me regjisorë si Serafin Fanko dhe u shqua për role karakteri. Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant.
Stefan Çapaliku ndalet te Hyseni dhe aktori shqiptar në dy kohë, te koha e presionit dhe presioni ekonomik, te arti i diktuar dhe arti që nuk është, te peneli me dorën e huaj e peneli që mungon.
– A qenë bisedat me Enver Hysenin që të bënë të nisje shkrimin e monodramës apo doje ta shkruaje dhe nise bisedat?
Ka ndodhë pikërisht kështu, siç e ndërtoni ju pyetjen. E shkruara ka qenë rezultat. Në fakt, është një marrëdhënie e fshehtë dhe jo shumë e përshkruar që shkrimtari ka me kujtesën e vet. Sepse ka qenë ajo çfarë mua më ka ngelur në mendje pas një periudhe mjaft të gjatë ndenjesh me mikun tim, aktorin Enver Hyseni.
– Përmes jetës së tij jepet edhe raporti i artistit me shtetin a pushtetin në dy kohë: kontrolli i pareshtur para ’90-ës dhe mosvëmendja e pa skaj pas ’90-ës. Si kanë ardhur këto dy skaje?
Si duket në vendin tonë marrëdhëniet e artistit me pushtetin janë marrëdhënie armiqësore. Artisti që del nga epoka e komunizmit për të hyrë në sistemin e ri politik nuk bën asgjë tjetër përveçse del nga censura politike për t’iu dorëzuar pa kushte censurës ekonomike. Është njësoj si të krahasojnë kushtet kur shteti komunist të jepte penelat dhe bojërat dhe të imponoje sesi duhej të pikturoje, me kushtet e sotme kur shteti të thotë: pikturo si të duash, ndjehu i lirë. Por, nuk të jep as penela e as bojëra.
– Kishte çaste që monologët, rrëfimet e Hysenit më sollën ndërmend “Me syrin e një klouni”. Vuajtja e një artisti është njësoj kudo apo jo?
E dua shumë atë vepër që ju po citoni, por mendoj se Domja im e kryen rrëfimin nëpërmjet së vërtetës së tij dhe jo të vërtetës së autorit. Në këtë kuptim është njësor si të krahasojmë fiksionin me dokumentaren.
– Do doja të ndaleshim te monologu “i kalit”. A ka secili frerët e tij prej ku e tërheqin?
Ai monolog i Migjenit dhe disa citime të tjera nga Viktor Hygo apo ndonjë tjetër e fusin tekstin tim në rrjedhat e estetikës postmoderne. Unë kam zgjedhë ato copa letrare, të cilat Enver Hyseni i ka pasë gjithnjë ëndërr që t’i interpretojë. Pra, është njësoj si të rrmosh në ndërgjegjen apo sirtaret e fshehta të dëshirave të maskuara.
– Pata ndjesinë në fund se jeta jonë është e gjitha në një valixhe – e gjithë jeta është vetëm aq, një valixhe, një emër mbi të dhe shumë kujtime…
Jeta mundet me qenë edhe diçka më e vogël se ajo valixhe. Madje ka njerëz që nisen për të shkuar në atë jetë me duar ndër xhepa. Por Enver Hyseni e përballon burrnisht fundin e karrierës së vet. Ai është një figurë deheroizuese e që e merr të gjithën si lojë. Si një lojë shpesh e luajtur pa rregulla e pa arbitër.
– A është te Hyseni “tragjedia” e gjithë brezit të tij? Jeta e aktorëve që një kohë ju desh të bëheshin “shitës ambulantë” ose ju desh të shisnin shpirtin për të mbijetuar?
Enver Hyseni ose Domje im ka shitur gjithçka përveç shpirtit e nderit. Ai e ka kuptuar më thjesht se shumëkush tjetër se të gjithë ne jemi aktorë e se madje aktorët që nuk luajnë në teatër janë ku e ku më të zotë se ata që marrin rrogën për të interpretuar. Dome është një hero i kohës sonë.
– Një akt rrëfimi, një mea culpa. Sa i keni lejuar vetes të ‘dilni’ nga jeta e Hysenit për të futur në të jetë të tjera, copëza jetësh që kaluan pa i vënë re?
Sigurisht që në atë rrëfim jam edhe unë. Unë kam kryer një akt postproduksioni duke i montuar copat e jetës së Domes në një ritëm dramaturgjik, që ndjek disa rregulla si suspansat, kulminacionet, shpërthimet agresive, humorin e pauzat vepruese. /Gazeta Shqiptare/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje