LAJMI I FUNDIT:

Doli monografia “SHAQIR FONIQI – Maestro i gazetarisë”

Doli monografia “SHAQIR FONIQI – Maestro i gazetarisë”

Në botim të shtëpisë botuese “Rugova Art” e Prishtinës, ka dalur Monografia “SHAQIR FONIQI - Maestro i gazetarisë”, përgatitur nga Xhemail Ali Peci.

Në mbi 750 faqe, është përfshirë jeta dhe veprimtaria e Shaqir Foniqit, si gazetar, publicist dhe poet.

Libri është i ndarë në nëntë kapituj dhe është i ilustruar me mbi 150 fotografi. Monografia, sikurse shprehet recensentja e librit Mr.Migena Arllati, është një thesar i çmuar, por edhe një dokument i rrallë i krijimtarisë së Foniqit për më shumë se dyzet dekada në gazetari dhe publicistikë,

Libri pasqyron deri në detaje tërë kontributin e Foniqit dhënë kulturës kombëtare, veçanërisht gazetarisë dhe publicistikës shqiptare. Kësisoj, sikurse do të shtonte Ulpiana Lama, Shaqir Foniqi është epitomë e Kulturës në Kosovë dhe pikë referimi për breza e breza.


Ndërkaq, autori Peci, Shaqir Foniqin e vlerëson lartë, duke e konsideruar si një shkollë me vete gazetareske në Kosovë dhe më gjerë.

Kjo Monografi prezantohet nesër në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës, me fillim në orën njëmbëdhjetë! /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori