LAJMI I FUNDIT:

Doli flet për rëndësinë e kujdesit ndaj sigurisë kibernetike dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Doli flet për rëndësinë e kujdesit ndaj sigurisë kibernetike dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, i ftuar në “Përballje Podcast” foli për rëndësinë e kujdesit ndaj sigurisë kibernetike, për të cilin tha se është po aq i rëndësishëm sa kujdesi personal.

Mirëpo sipas tij, në internet dhe në sferën teknologjike kibernetike, sulmet janë shumë më dinake sesa që mund të jenë në rrafshin fizik, individual e personal

“Sot nuk mundesh me e imagjinu jetën pa internet. Dhe si rezultat, nuk mundesh me e imagjinu personalitetin tonë të pandikuar nga interneti dhe teknologjia në përgjithësi. Prandaj, kujdesi ndaj sigurisë kibernetike është po aq i rëndësishëm sa kujdesi ndaj sigurisë personale. Mirëpo për dallim, në internet dhe në sferën teknologjike kibernetike, sulmet janë shumë më dinake sesa që mund të jenë në rrafshin fizik, individual, personal jashtë sferës teknologjike”, tha Doli në serinë e radhës të “Përballje Podcast” me autor Muhamet Hajrullahu.


Ai tutje u shpreh se pasojat e sulmeve kibernetike të çfarëdo lloji vërehen shumë më vonë, e njëjtë sipas tij ndodh edhe më dezinformimin.

“Edhe para epokës së internetit ka pasur dezinformim. Por, është ditur, është identifikuar dhe impakti i atij dezinformimi ka qenë i matshëm deri diku. Ndërsa tash, dezinformimi ndodh, por nuk vërehet, mirëpo pasojat janë shumë afatgjate dhe shumë më gjithëpërfshirëse”.

Eksperti i sigurisë kibernetike tha se ka sulme të cilat kanë për qëllim përfitimet ekonomike, e disa të tjera influencimin e një shoqërie të tërë.

“Sulmet që kanë për qëllim përfitimet ekonomike mund të bëhen prej hakerëve. Ndërsa, ka edhe sulme kibernetike të cilat kanë për qëllim influencimin e një shoqërie të tërë, e këto janë pak më të rrezikshme”.

Doli mes tjerash foli edhe për ndikimin e inteligjencës artificiale, duke thënë se jo vetëm në rrafshin e dezinformimit, por edhe në rrafshin e sigurisë kibernetike në përgjithësi e ka hapur një etapë të re.

Si mundesh me ra pre e një dezinformate apo lajmi të rremë edhe përmes phishing, tregon ekspertja e sigurisë Basholli
Lexo po ashtu Si mundesh me ra pre e një dezinformate apo lajmi të rremë edhe përmes phishing, tregon ekspertja e sigurisë Basholli

“Domethënë çka kemi ditur deri dje që është e rëndësishme në sigurinë kibernetike, sot është totalisht e parëndësishme. Është hera e parë kur e ka vendosur gjithçka në pikën zero dhe gjithçka fillon nga e para. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori