LAJMI I FUNDIT:

Dolce & Gabana sjell koleksionin të frymëzuar nga nëna

Dolce & Gabana sjell koleksionin të frymëzuar nga nëna

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana shpalosën sot koleksionin e tyre të ri për sezonin vjeshtë/dimër 2015-16, të frymëzuar nga Nëna – zemra e familjes.

Dy dizajnerët patën një qasje shumë intime e personale teksa krijuan këtë koleksion, sepse imazhi i nënës që i inspiroi ata vjen nga kujtesa e vetë atyre që kur ishin të vegjël, duke shpalosur eksplorimin e tyre në një këndvështrim estetik.

Koleksioni është shumë sensual dhe në të njëjtën kohë ikonë e ADN-së së krijimtarisë së Dolce & Gabbana, shkruan Koha.net. Ata i përmbahen frymës së stilit barok dhe rokoko, me përdorim të shpeshtë të dantelës dhe duke i kombinuar këto veshje me një detaj të perandoreshave romake, mënyrës së vendosjes së mbajtëseve të flokëve duke krijuar kështu një siluetë të inspiruar nga kohërat e vjetra dhe duke sjellë në jetë një nënë të kohërave të sotme, në fustanet e së cilës ka dorëshkrime e vizatime me ngjyra të ndryshme të fëmijëve, mbi materiale super luksoze si mëndafshi e dantela.


Kësaj siluete të modernizuar, i shtojnë mini çantat dhe dëgjueset për muzikë me përbërje nga gurë e tela të ndryshëm prej ari, të vendosur në një mënyrë aq të sofistikuar e cila paraqet një figurë të nënës së përkushtuar ndaj fëmijës se vet dhe punës.

Ngjyrat që dominojnë në këtë koleksion janë e zeza, e bardha, e kuqja, e kaltra e butë dhe rozë e butë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris

Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris

Moda
Këshilla për prindërit: Këto janë mënyra se si mund t'i ndihmoni fëmijët që ndihen të vetmuar

Këshilla për prindërit: Këto janë mënyra se si mund t'i ndihmoni fëmijët që ndihen të vetmuar

Fëmija juaj
Keni flokë të thatë? Ky është gabimi më i zakonshëm që bëjmë kur lahemi

Keni flokë të thatë? Ky është gabimi më i zakonshëm që bëjmë kur lahemi

Flokë dhe stil
Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë dhe të shpejtë të syve bëhet viral

Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë dhe të shpejtë të syve bëhet viral

Grim
Kalo në kategori