Nëpërmjet një komunikate, përgjegjës të DokuFestit njoftojnë se kanë emëruar Nita Dedën drejtoreshë të Festivalit, pasi roli i saj në gjashtë vitet e fundit ka qenë i rëndësishëm në rritjen dhe suksesin e këtij festivali.
“Ne jemi të nderuar që Deda, më parë Drejtuese e Komunikimit të DokuFest dhe DokuNights, ka pranuar rolin dhe do të jetë kreu i DokuFest nga viti 2016 dhe tutje. Kontributi i Dedës në DokuFest gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë qendror në rritjen dhe suksesin e festivalit. Deda udhëhoqi ekipin e komunikimit dhe e transformoj DokuNights në një ndër ngjarjet më të njohura të muzikës në Kosovë. Deda vjen me një eksperiencë në prodhimin e filmave (Producente Atis: me regji të Daniel Mulloy), artit (Koordinatore e projekteve ndërkombëtare në Galerinë Kombëtare të Kosovës), marrëdhënieve me publikun (Koordinatore e komunikimit të Pavilionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, në Edicionin e 55-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit 2013) dhe menaxhimit (Menaxhere e festivalit SURF në vitin 2011) dhe sjell një energji të fuqishme dhe krijuese në rolin e ri të Drejtorit të Festivalit ”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, Eroll Bilibani, drejtori i deritanishëm, prej tani do të menaxhojë projektet vjetore të organizatës.
“Zhvillimi në udhëheqje është pjesë e planit strategjik për përmirësimin e strukturës së menaxhimit të organizatës. Eroll Bilibani, i cili ka qenë Drejtor i Festivalit për katër vitet e fundit, ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të organizatës duke u fokusuar në menaxhimin e projekteve vjetore të organizatës dhe zhvillimin e tyre të mëtejshme. Si drejtoreshë e festivalit, Deda do të drejtojë rritjen strategjike të DokuFest dhe mbikëqyr iniciativat dhe partneritetet e saj të reja”, thuhet më tej.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

UNË NUK JAM

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Zbulohet vepra e parë në pikturë e da Vincit

Posterët e filmave klasikë – me qasje polake

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi