LAJMI I FUNDIT:

UNË NUK JAM

UNË NUK JAM

Poezi nga: Allen Ginsberg
Përktheu: Fadil Bajraj

Unë jam lezbike që çirret në bodrum e zaptuar në pëlhurën e lëkurtë të merimangës
unë nuk jam zemra e Rockefellerit e sulmuar në krevatin e dashurisë pa brekë
unë nuk jam intelektual radikal pederast stalinist
as rabin antisemit me kapelë të zezë mjekër të zezë dhe thonj të papastër
e as që jam poet i qelisë së burgut të San Franciskos i rrahur nga puthadorët e policisë
frikacake në Natën e Vitit të Ri
e as që jam Gregory Corso Orfe Maudit i këtyre Shteteve bile ende s`jam
as mësues në shkollë me rrogë mahnitëse
nuk jam as cilido që njoh në të vërtetë
këtu jam tashmë që nja 80 vjet


Në Kishën e Shën Klementit, 7 mars 1983.