LAJMI I FUNDIT:

Dogana mbledh 67 milionë euro më shumë

Dogana mbledh 67 milionë euro më shumë

Dogana është duke vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave, edhe gjatë muajit qershor 2016, është arritur të mbahet trendi pozitiv që nga fillimi i vitit, derisa krahasimi me vitin e kaluar tregon që kemi mbi 67 milionë euro më shumë se 2015.

Deri tani Dogana e Kosovës arritur të mbledh 429.6 milionë euro derisa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishim 362.4 milionë euro pra rritja e të hyrave me vitin paraprak është për 20% më shumë se viti i kaluar. Derisa me projeksionin buxhetor për vitin 2016 Dogana për momentin është 6% më shumë për këtë periudhë.

Këto sukseset i atribuohen tërësisht reformës së filluar në vitin 2014 ku tanimë janë duke u parë efektet e saj pasi që Dogana është shndërrua në një administratë moderne, që përshtatet me nevojat e biznesit dhe sfidat.


Dogana në 16 vite ekzistencë asnjëherë nuk kishte arritur të tejkalonte shifrën prej 1 miliard euro të grumbulluara derisa trendi aktual i të hyrave tregon qartë se në vitin 2016 ne do të mbledhim mbi 1 miliard euro. /Telegrafi/

Presentation1