Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë kësaj jave kanë zhvilluar dy operacione të ndara ku në të dy rastet ka pasur konfiskime mallrave dhe ndalim të personave që kontrabandonin mallra.
“Në rastin e parë oficerët doganor kanë ndjekur një kombi të dyshuar për kontrabandim në magjistrale Gjilan-Ferizaj. Pas dyshimeve fillestare oficerët kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njëjti nuk i është bindur urdhrave, por pas reagimit të oficerëve është bërë ndalimi i automjetit dhe legjitimimi i personit i cili e drejtojnë. Gjatë kontrollës janë hasur në mall pa prejardhje të kontrabanduar kryesisht tekstil dhe këpucë me vlerë mbi 6000 euro. Palës i është shqiptuar kundërvajtja doganore derisa mallrat dhe kombi janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftim thuhet se në rastin e dytë të zhvilluar njësitet e doganës janë penguar gjatë tentimit për të ndaluar një kombi të dyshuar, ku një automjet Golf III ka tentuar të bllokonte rrugën.
“Njësitet tjera të Doganës janë angazhuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e të dy automjeteve si dhe legjitimimin e personave ku njëri prej tyre është prangosur dhe është hapur rast penal. Pas hapjes së kombit janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia (mallrat dhe kombi janë konfiskuar).
Në të dy raste Dogana ka arritur të identifikojë dhe njëherë ndaloi automjetet duke iu falënderuar sistemeve të kamerave të cilat janë instaluar në automjetet e antikontrabandës e që mundësojnë identifikimin e personave dhe automjeteve”, thuhet në njoftim.
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste në 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit