LAJMI I FUNDIT:

Do të mbrohen lojtarët e rinj

Do të mbrohen lojtarët e rinj

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihun, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e skuadrave të Raiffeisen Superligës.

Qëllimi këtij takimi ishte, bashkëbisedimi dhe arritja e mirëkuptim në mbrojtjen e lojtarëve të rijnë dhe klubeve rreth kalimit të tyre kur ata kanë moshën e re 14-18 vjeç.

”Sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, i njohu përfaqësuesit e klubeve me mundësitë ligjore që të mbrohen klubet nga dukuria e largimit të lojtarëve nga klubi në klub.Pas shumë diskutimeve me shumë interes përfaqësuesit e klubeve u dakorduan që kalimi lojtarëve nga mosha 14 deri në 18 vjet, nëse ndonjë klub shpreh interesim, ndërsa klubi amë nuk dëshiron ta mbajë atëherë klubi që dëshiron të merr atë lojtarë është i detyruar të paguaj një mijë euro për çdo vit sa ka kaluar në klubin amë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Përfaqësuesit e skuadrave arrtën marrëveshja që klubi mikpritës të sigurojë një vend të veçantë në stadium për zyrtarë të klubit mysafirë dhe kjo tash e tutje do të jetë si obligative në drejtim të shtimit të organizimit të ndeshjeve.


Po ashtu klubet kërkuan më shumë kujdes dhe mbikëqyrje të ndarjes së drejtësisë dhe masa më të ashpra për gjyqtarë e kontrollorë, të cilët nuk po e kryejnë detyrën e tyre sipas akteve dhe rregulloreve të FFK-së dhe të lojës së futbollit.

Kërkohet zvogëlimi i Superligës

Ndërkohë, përfaqësuesit e klubeve shtruan nevojën e ndryshimit të sistemit të garave dhe të zvogëlimit të Superligës, me qëllim të rritjes së cilësisë në futbollin e Kosovës.

Ndërsa, Vokrri ritheksoi edhe njëherë se KE i FFK-së tashmë ka menduar për ndryshiminsistemit të garave dhe zvogëlimit të Ligës dhe në muajt në vazhdim do të ketë një debat të gjerë me klube, profesionist dhe këshillin Profesional, që të gjendet modaliteti më i mirë që i përgjigjet futbollit të Kosovës. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim

Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim

Ligat tjera
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media

Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media

La Liga
Kalo në kategori