LAJMI I FUNDIT:

Djeg ndërtesën duke i djegur rrobat e ish të dashurit

Djeg ndërtesën duke i djegur rrobat e ish të dashurit

Policia në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar Donna J. Duell nën akuzën se, duke i djegur rrobat e ish të dashurit të saj në një depo në qendër të qytetit Anderson, ka shkaktuar dëmin prej 100.000 dollarëve.

Sipas Associated Press, gruaja është liruar nga burgu i qarkut Madison të enjten, pasi që për të janë paguar 20.000 dollarë kaucion.

Edhe pse në fillim ka mohuar pjesëmarrjen e saj në nxitjen e zjarrit, më pas ajo ka pranuar se rrobat e të dashurit i kishte sjellë në një pjesë të zbrazur të depos dhe aty i ka djegur.

Krejt kjo ka ardhur si pasojë e një zënke, derisa zjarri i cili është ndezur ka përfshirë tërë ndërtesën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.