LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi shastis të pranishmit në diplomim – pas tri vitesh fillon të ecë përsëri (Video)

Djaloshi shastis të pranishmit në diplomim – pas tri vitesh fillon të ecë përsëri (Video)

Parker Haller ka befasuar të pranishmit në ceremoninë e diplomimit në një shkollë në Dale City, Virgjinia, duke ecur për herë të parë pasi kishte pësuar një lëndim në kurrizin e tij, gjë e cila e kishte “mbyllur” atë në një karrocë, tre vjet më parë.

Kur 18 vjeçari e kishte marrë diplomën, javën e kaluar, ishte hera e parë që shokët e tij të shkollës e kishin parë atë duke ecur, vetëm pas tri vitesh, transmeton Telegrafi.

Fillimisht doktorët kishin thënë se shanset e tij që të ecë përsëri ishin më pak se 5 për qind. Por pas një pune të madhe dhe të gjatë të trapistit fizik, Parker kishte arritur një përparim befasues. Para një viti, Parker dhe familja e tij e kishin pasur një qëllim.

“Në një mënyrë ose tjetër, gjatë diplomimit, ai do të ecë nëpër skenë”, ka thënë e ëma e tij Miriam.


Dhe pikërisht kjo kishte ndodhur. Fillimisht ai ishte dërguar aty nga trapisti i tij, i ulur në karrocën e tij.

Për befasi të shokëve të klasës, Parker ishte çuar dhe ecur nëpër skenë duke përdorur një shkop. Turma kishte shpërthyer në duartrokitje dhe brohoritje.

“Ishte diçka e madhe dhe emocionuese, në të njëjtën kohë”, ka përshkruar momentin Parker.

“Nuk doja të përqendrohesha tek brohoritjet sepse doja të mos rrezikoja dhe të prishja gjithçka. U përqendrova tek ecja”, ka shtuar ai. /Telegrafi/