LAJMI I FUNDIT:

Djali i Trump shpjegohet për takimin me avokaten ruse

Djali i Trump shpjegohet për takimin me avokaten ruse

Skenarët për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane janë përforcuar edhe më shumë pas email-eve që implikojnë djalin e presidentit amerikan Donald Trump në takime të fshehta me avokaten ruse Natalia Veselinckaja.

Takimi sipas New York TImes u zhvillua në 9 korrik të 2016 në një prej kullave të Donald Trump dhe kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të Hillari Klinton nga informacione që do të servireshin nga pala ruse.

Vetë djali i presidentit në një intervistë për Fox News, pranoi takimin, por tha se nuk i kishte treguar babait për këtë, jo për të fshehur ngjarjen, por sepse sipas tij, biseda 20 minutëshe me avokaten ruse ishte humbje kohe.


“Nëse do kthehesha pas do i bëja gjërat ndryshe, megjithatë nuk do isha kujtuar fare për takimin po të mos publikohej në media. Ishte një humbje kohe prej 20 minutash, që do të thotë, ishte i turpshëm.”

Megjithatë, edhe pse në mënyrë sipërfaqësore, Trump i riu pranoi se situata mund të ishte menaxhuar ndryshe. Nga ana e saj avokatja ruse mohoi të kishte të dhëna të dëmshme mbi Hillari Klinton dhe pretendon se nuk ka lidhje me Kremlinin.

Presidenti amerikan reagoi në mbështetje të djalit të tij më të madh duke thënë se vlerësonte karakterin dhe transparencën e tij. Në media është ngritur pyetja nëse Trump i riu do të thërritet për të dëshmuar në nënkomitetet e kongresit, bashkë me FBI-në po hetojnë çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale. /tvklan.al/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Kalo në kategori