LAJMI I FUNDIT:

Dizajnerja kosovare Diellza Krasniqi shkëlqen në javën e modës në Harbin të Kinës (Foto/Video)

Dizajnerja kosovare Diellza Krasniqi shkëlqen në javën e modës në Harbin të Kinës (Foto/Video)

Koleksioni “Galaxy” nga Dejzi’s Dresses ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme gjatë prezantimit të 30 veshjeve solemne në njërën nga ngjarjet më të mëdha botërore të modës që mbahet çdo vit në Harbin të Kinës.

Organizatorët e kësaj jave të modës janë shprehur shumë të kënaqur me nivelin artistik dhe prezantimin e koleksionit. Komenti i tyre i parë me përfundimin e sfilatës ka qenë që edhe per vitet e ardhshme kreatorja Diellza Krasniqi nga Kosova ka siguruar pjesëmarrjen në këtë eveniment.


Në anën tjetër vetë disenjatorja tha se organizimi ishte i nivelit tepër të lartë dhe se prezantimi i përgjithshëm i brendit Dejzi’s Dresses dhe shtetit të Kosovës ka qenë shumë profesional.

Java e Modës në Harbin është përcjellur nga mediat më të njohura botërore në fushën e modës, shumica e të cilave edhe janë interesuar rreth zhvillimit të kësaj fushe në Kosovë, gjatë konferencës për media të Diellza Krasniqit.

Kjo është hera e parë që një disejnatore kosovare merr pjesë në këtë eveniment në mesin e 46 shteteve me më shumë se 130 disejnator nga e gjithë bota.

Dejzi’s Dresses është e njohur për kreacione solemne me një dozë rojaliteti, gjë që edhe më herët ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të modës nga gjithë bota.

Fustanet e kësaj kreatoreje janë shitur pothuajse në çdo cep të botës, duke përfshirë Evropën, Arabinë Saudite dhe Australinë e largët. Më këtë prezantim Dejzi’s Dresses ka hapur dyert për shumë bashkëpunime edhe në kontinentin aziatik.

Java e modës në Harbin është mbajtur nga 12 gjer më 17 janar, ndërsa koleksioni “Galaxy” është prezantuar më 16 janar.

Në trend Femra

Më shumë
Harrojini mbushësit: Kjo procedurë zvogëlon distancën midis hundës dhe buzës së sipërme

Harrojini mbushësit: Kjo procedurë zvogëlon distancën midis hundës dhe buzës së sipërme

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mbajeni këtë përzierje në fytyrë 15 minuta: Vetëm dy përbërës për ten perfekt!

Mbajeni këtë përzierje në fytyrë 15 minuta: Vetëm dy përbërës për ten perfekt!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Eleganca vintage e Gigi Hadid është frymëzimi perfekt për ditët e sotme!

Eleganca vintage e Gigi Hadid është frymëzimi perfekt për ditët e sotme!

Moda
Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Keshilla Modë
Këta thonj do të jenë më të pëlqyerit e stinës: Janë të thjeshtë, por i japin një prekje të veçantë çdo stili

Këta thonj do të jenë më të pëlqyerit e stinës: Janë të thjeshtë, por i japin një prekje të veçantë çdo stili

Manikyr dhe pedikyr
Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Moda
Kalo në kategori