LAJMI I FUNDIT:

Diturie Hoxha, drejtoreshë ekzekutive e KF Gjilanit

Diturie Hoxha, drejtoreshë ekzekutive e KF Gjilanit

Kryesia e Klubit Futbollistik Gjilani bëri të ditur përmes një njoftimi për medie se ka emëruar Diturie Hoxhën në funksionin e drejtoreshës ekzekutive të këtij klubi.

Kryesia e KF Gjilanit ka besim të plotë se emërimi i znjsh. Hoxha dhe angazhimi i saj do të përforcojë klubin për të arritur synimin e tij për rikthim në Superligën e Futbollit të Kosovës, theksohet në njoftim.
Diturie Hoxha ka përvojë të konsiderueshme menaxheriale. Funksione të ngjashme ka ushtruar në disa organizata, përfshirë sektorin privat.

Për 7 vjet rresht ka udhëhequr Shoqatën e Bankave të Kosovës, dhe njëkohësisht ka qenë pjesë e bordeve të disa organizatave të ndryshme, në cilësinë e kryetares dhe anëtares, respektivisht.

Aktualisht, znjsh. Hoxha është pronare dhe udhëheqëse e kompanisë ‘Sheshi Marketing & PR’ në Gjilan dhe botuese dhe kryeredaktore e gazetës rajonale të Anamoravës me po të njëjtin emër, “Sheshi”.
Diturie Hoxha do të fillojë punën në këtë funksion nga data 7 korrik 2014. /Koha/Telegrafi/