Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundshme!
Ky është titulli i një prej librave më të lexuar të kohës sonë, shkruar nga Peter Pomerantsev, i cili shpjegon eliminimin e të vërtetës nga të ashtuquajturit “teknologë politik” në shërbim të padronëve të tyre. Libri tregon sesi teknologët politik, në shërbim të këtyre të fundit dhe oligarkëve grabitqar të bërë njësh me to, paguhen për të krijuar një realitet të rremë.
E njëjta histori po ndodh në Kosovë qysh se në horizont u shfaq kërcënueshëm Gjykata Speciale për krimet e supozuara.
Të nxitur nga parimi “fati personal i padronëve mbi fatin e popullit”, teknologët politik u vunë në lëvizje për shpjegimin e “planeve të mëdha”, sa nëpër zyra shteti, e sa nëpër studio televizive me harta në duar. Në disa raste duke folur në emër të aleatëve strategjikë të Kosovës me injorancën që i karakterizon, e në raste të tjera me nostalgji në emër të Serbisë. Me një padituri rrëqethëse a thua se po flitet për cilësinë e miellit serb të importuar në Shqipëri, apo për nevojën e transferimit në Shqipëri të eksperiencës Kosovare në homologimin e automjeteve, e jo për integritetin territorial e sovranitetin e Kosovës!
Gjatë viteve të projektimit të realitetit të “ri” në Kosovë janë rrëzuar qeveri, janë paguar lobistë për të nxjerrë në tryezën e bisedimeve e hapësirën mediatike tema të pluhurosura në arkivat e Serbisë, por problemet veçse janë thelluar. Ndërkohë që projekti i shtetësisë ka ngecur dhe projekti qeverisës, që mori mbështetje të gjerë popullore më 6 Tetor 2019, është minuar.
Tani po hyjmë në fazën finale ku synohet të projektohet një realitet sipas të cilit, planet e mëdha për amnesti të krimeve të Serbisë në Kosovë, zhbërja e Gjykatës Speciale dhe një copëtim territorial në veri të Kosovës duhet të kthehen në një “marrëveshje historike”.
Një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare. Këto norma nuk parashkruhen e nuk derogohen me asnjë marrëveshje dypalëshe apo traktat ndërkombëtar. Përkundrazi normat jus cogens krijojnë detyrim erga omnes për shtetet).
Nga besimi se drejtësia ndërkombëtare duhet të zbardhë çdo akuzë për krime të supozuara në Kosovë, duke mos njollosur aspak luftën e drejtë çlirimtare të bijve të UÇK-së, me vendosjen e barazisë në krime mes Serbisë dhe Kosovës e amnestimin e tyre.
Nga një marrëveshje përfundimtare që bazohet në të drejta dhe hap perspektivën për procesin e pajtimit dhe anëtarësimin në BE të Kosovës dhe Serbisë, në një copëtim territorial që nuk gëzon as mbështjetjen e popullit e as të aleatëve strategjikë të popullit shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës