LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindja e tretë e “gjyshes”

Kosova është një vend me mjaftë bukuri natyrore, klimë të përshtatshme, njerëz të urët, bujar, mikpritës, të fjalës dhe të pashëm. Gjendet në qendër të pjesës veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet, me nënën Shqipërinë, me njerkën Serbinë, me Malin e Zi dhe me “kopilin” – Maqedoninë. Është shumë e vjetër, por sot gëzon vetëm ditëlindjen e tretë.

Sa është paradoksale kjo, gjyshja të festoj ditëlindjen e tretë, është po aq edhe e dhimbshme. Kosova, ka kaluar kohëra të vështira, kohëra të cilat nuk lejonin “lindjen” e saj. Shumë njerëz derdhën gjakun, djersën dhe pasurin, vetëm e vetëm që Kosova të festonte ditëlindjet e saj, ashtu siç meritonte ajo. Sigurisht sot nuk është dita në të cilën duhet të “vajtojmë”, përkundrazi sot duhet festuar, kujtuar dhe falënderuar të gjithë ata të cilët jepen çdo gjë që kishin madje edhe jetën e tyre për Kosovën, për lindjen e saj.

Do të doja të thosha edhe shumë gjëra, për këtë vend të bukur, për këtë “gjyshe” tre vjeçe, por sot është ditëlindja e saj, jo e imja. Prandaj siç e do radha, me rastin e festimit të ditëlindjes, tortën e bëjmë ne, ndërsa fjalimin do e mbanë “gjyshja” – Kosova. Pra para jush më një fjalë rasti nëna jonë e dashur Kosova.


“Kosova u ngrih” dhe në fytyrën e saj të ndritshme vërehej buzëqeshja e ëmbël e saj, por kësaj radhe nuk mjaftonte për t’a fshehur edhe dëshpërimin që ajo ndjente. Ajo vështroj rreth e rrotull sikur kërkonte dikë, dhe tha:

“Së pari ju falënderoj të gjithëve, djema dhe vajza, mbesa dhe nipa të mi, për kohën dhe mundin që morët, për të ardhur këtu, për të më uruar, dhe për të festuar së bashku. E di që shumë nga ju, e dini që unë kam më shumë së tre vjet jetë, por megjithatë besoj së nuk do ju mërzisë nëse ua rikujtojë. T’ua rikujtojë, o bijat dhe bijtë e mi, se unë kam qindra shekuj që kam lindur – jo tre vjet, kam qindra shekuj që jetojë, dhe që një pjesë jo të vogël të jetës sime e kam kaluar nën kthetrat e pushtuesve dhe okupuesve, të cilët ju dhe gjithë të tjerët i dini.

O bijat dhe bijtë e mi, nuk dua të ju mërzisë më gjëra qe i dini, por me duhet të ua them së e kaluara ime ishte sa e hidhur po aq edhe e lavdishme dhe krenare. Rrugën që bëja drejt lindjes më bijat dhe bijtë e mi të cilët sot nuk gjendën në mesin tonë, vërtetë ishte e mundimshme, e lodhshme dhe më përlotë gjemba. Shumë nga bijat dhe bijtë e mi dhanë jetën e tyre gjatë këtij rrugëtimi të vështirë, të cilët unë kurrë s`do t`i harrojë, e as ju nuk besoj se do t`i harroni. Ata janë më meritorët që ne sot jemi mbledh këtu për të festuar së bashku.

O bijat dhe bijtë e mi, unë rrita shumë gjenerata tjera para jush në gjirin tim, i cili për ta ishte më i dashur së çdo gjë tjetër, megjithëse jo rrallë herë, të vetmen gjë që ky (gjiri im) mund t’ju ofronte atyre ishte një shtrat nga toka dhe një mbulojë nga dheu. Por, ata nuk kërkonin gjë nga unë, përkundrazi jepnin çdo gjë që kishin, vetëm që unë sot të mund të festoj më ju, po me ju, o bijat dhe bijtë e mi të dashur. Dheu dhe balta ime për ta ishte më të ëmbla sesa mjalti, ndërsa unë isha më e dashur së vetë jeta e tyre.

O bijat dhe bijtë e mi, unë kam kaluar e përjetuar shumëçka gjatë rrugëtimit tim, dhe të gjitha atyre sulmeve, “kafshimeve”, torturave, ndrydhjeve ju kam bërë ballë më ndihmën e bijave dhe bijve të mi që gjendeshin gjithmonë përkrah meje. Asgjë nuk mund të ndalonte rrugëtimin tonë. Ishim të vendosur dhe besonim fuqishëm në drejtën tonë për të “lindur” dhe para tre viteve lindëm, falë Zotit, atyre që ranë e sigurisht edhe me ndihmën e juaj.

O bijat dhe bijtë e mi, ata që sot prehen në gjirin tim nuk janë të kënaqur me ju, ata më mbronin nga armiqtë, e ju? Ju nuk keni nevojë të më mbroni nga askush, tash jam e lirë. Por, ka diçka që nuk mund t`a besojë e që më shqetëson shumë, o bijat dhe bijtë e mi. Nuk mund t’a besoj se disa nga ju më harruan mua dhe ata që ranë, vetëm pas tre viteve liri. Disa kanë filluar të hanë nga luga ime, sa keq më vjen për ta. O bijat dhe bijtë e mi, ju lus të më mbroni më shumë se nga çdokush, nga vetja e juaj. Plaga nga ju më shkakton dhimbje më shumë sesa vuajtja shekullore që kam kaluar.

O bijat dhe bijtë e mi, nuk e kisha ndërmend që sot në këtë ditë të madhe t’ju them këto fjalë, por duhej t’ua thosha. Vërtet më shumë kënaqësi këtë fjalim do e mbaja në Kuvend, jo me këtë tonë dhe këto fjalë. Do të doja të përqafoja presidentin dhe kryeministrin, ministrat dhe deputetët. T’i uroja punë të mbarë në rrugëtimin tonë. Por, çuditërisht sot ata nuk i vërej askund. Besoj se janë të zënë me punë, punë e cila do e bëjë rrugëtimin tonë të sigurt dhe të shpejtë drejt realizimit të idealeve, aspiratave e qëllimeve që kishin ata që u flijuan për ne.

O bijat dhe bijtë e mi, ju kërkoj falje për këtë fjalim të zgjatur, por po e përfundoj tash duke uruar që ditëlindjen e katërt të rritemi më shumë të gjithë, të hani të gjithë me lugën e njëjtë, dhe të mos hani nga luga ime. Ka shekuj që të tjerët u rritën duke ngrënë nga kjo lugë, por ata ishin armiqtë e mi dhe të juaj, andaj ju duhet të keni kujdes, mos të bëni diçka që bënin armiqtë. E di që ju më doni më shumë se veten, por unë nuk jam vetëm e juaja, pres dhe shumë gjenerata të tjera që do vijnë. Mos harroni një ditë edhe atyre do ju flas për ju siç ju fola juve sot, për ata që ishin para jush.

O bijtë dhe bijat e mi, faleminderit nga ju për çdo gjë që bëtë për mua. Urime dhe gëzuar për shumë mot, kjo ditëlindje e jona! Mos harroni, ndani disa pjesë nga torta ime, për pjesët e mija që mi ndanë. Gëzuar! Gëzuar!”

“Gjyshja” zbriti ngadalë duke fshirë djersen nga rrudhat e ballit, rrudha që tregonin vuajtjen dhe rrugëtimin e saj, më mirë se çdo libër nga historia. Ajo filloj t’i përqafoj dhe t`i uroj të pranishmit, të cilët ishin aq të prekur nga ky fjalim emocional i “gjyshes”, dhe ngadalë në vesh çdonjërit i thoshte mos më harro, mos më harro. Ajo shkoj nuk priti prerjen e tortës…

Uroj, në ditëlindjen e katërt “gjyshja” të haj tortën, që ne do e bëjmë për të…

“O bijat dhe bijtë e mi, ju lus të më mbroni më shumë se nga çdokush, nga vetja e juaj”.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori